Iris dhe Salion janë dy të përzgjedhurit për takimet që do të zhvillohen jashtë vilës së dashurisë me ‘bombshell’.
Në episodin e sotëm të Love Island Albania që u transmetua në orën 18:20, ata shihen duke u bërë gati për takimin.
Po ashtu të entuziazmuar duken dhe ishullorët e tjerë. Iris në dhomën e ‘Ditarit është shprehur:
“Mendoj se do të ketë tatuazhe, brun dhe sytë ngjyrë e kaltër. Nuk e di, jam shumë e lumtur, do e pyes nëse më ka zgjedhur ai apo ishte vetëm një rastësi. Do ndryshojnë shumë gjëra në shtëpi dhe kush mendon se është i sigurt do i bjeri pak siguria me këto hyrje të reja.”
Ndërkohë që Salioni u shpreh:” Se di cili është shkaku i zgjedhjes së Xhoanës, do e pyes në takim, do e vë në siklet. Se di si është ajo, kam një parandjenjë pozitive. Do jetë vajzë e zgjuar.”
Pasi dy të përzgjedhurit nisen për ‘date’, ishullorët e tjerë të vilës fillojnë të diskutojnë në lidhje me ta. Amadea shprehet se djali mund të jetë“i pashëm me tatuazhe dhe kaçurrela”dhe mund të themi se po i ka rënë pikës.
Episodin e plotë të Love Island Albania e ndiqni në orën 18: 30 në Tv Klan. Shihni videon e plotë./ Love Island Albania