Prestigjozja britanike “The Independent” shkruan për Shqipërinë të cilën e konsideron si një nga destinacionet më të mira për këtë vit.

Këtë artikull e nis me faktin se inflacioni në Evropë ka shtrënguar xhepat e shumë prej qytetarëve të cilët ndonëse dëshirojnë të kursejnë gjatë muajve të parë të vitit 2025, sytë i kanë tek pushimet.

Në këto rrethana idealja është të zëvendësohen destinacionet e famshme të pushimeve me kërkesë të lartë me vendet më pak të njohura dhe më të lira.

Media britanike rekomandon pesë destinacionet më të mira buxhetore për t’iu shpëtuar çmimeve të larta dhe këtu përfshihet edhe vendi ynë.

Teksa udhëtarët do të shijojnë rrugët me kalldrëm, majat e maleve apo edhe ujrat e kaltra shumë turistë do të kuptojnë se Shqipëria i ngjan Italisë fqinje.

Por, krahasuar me shtetin përtej Adriatikut, plazhet shqiptare janë më të qeta, pikat e fshehura janë më të shumta dhe çmimet janë dukshëm më të lira.

Rekomandon që turistët të mësojnë për të kaluarën tonë përmes arkitekturës të kryeqytetit të Tiranës, të bëjnë ecjeje në Parkun Kombëtar të Valbonës dhe të pushojnë në plazhet e arta të Rivierës Shqiptare.

Klan News