The Weeknd do të sjellë për fansat e tij një album të ri i cili do të publikohet më 24 Janar.

Menjëherë pas publikimit të albumit të ri ai do të realizojë një performancë live në stadiumin Rose Boël në Los Angeles.

Në skenën e cila do të pushtojë të gjithë zonën e stadiumit, Weeknd do të prezantojë për herë të pare këngët e tij të reja në një koncert që pritet të jetë i jashtëzakonshëm.

Ky album është i fundit i një trilogjie që filloi me ‘After Hours’ në 2020 dhe vazhdoi me ‘Dawn FM’ në 2022 të gjitha të lëshuara në intervale afërsisht 2-vjeçare.

Një listë zyrtare e këngëve nuk është shpallur ende, por Weeknd ka publikuar së fundmi “Dance in the Flames”, “Timeless” dhe “Sao Paulo” një bashkëpunim me Anitta.

Tv Klan