Algert Sala është këngëtari i cili nisi garën në javën e pestë të konkurrimit në kategorinë “BIG”. Kënga e tij titullohet “Plumbat” dhe flet pikërisht për goditjet dhe shenjat që lë një tradhti apo një dashuri e krisur.

Kantautori ndonëse shënon pjesëmarrjen e katërt në festivalin “Kënga Magjike”, është veçuar për performancat dhe këngët të cilat kanë sjellë një frymë të re në gamën e këngëve festivalore.

Në intervistën ekskluzive me Ardit Gjebrean, Algert Sala ndau dëshirat, eksperiencat dhe zbuloi disa marrëdhënie të jetës së tij.

Së pari ai u shpreh se dedikimin më të madh në jetë do t’ia bënte mamasë së tij, duke rrëfyer për lidhjen e ngushtë që kantautori ka me të ëmën.

Pyetja e cila duket se i hapi Algertit një “plagë të vjetër” ishte: “Çfarë do t’i shkruaje një mësueseje që në lice të ka thënë “Ti nuk do bëhesh artist?”

Askujt nuk i lë shije të mirë kur udhërrëfyesit e jetës i plagosin ëndrrat, e me sa duket edhe Algerti paska pasur një rast të ngjashëm.

Ka pasur raste që më kanë thënë ti nuk do bëhesh artist”, tha ai.

Producenti Gjebrea drejtoi pyetjen se si do t’u përgjigjej Algerti këtyre njerëzve, e duhet thënë që veprimi i konkurrentit krijoi reagime në sallë.

Njerëzve të cilët janë përpjekur t’i mbyllin dyert duke i thënë “nuk do bëhesh artist”, Algerti do t’u linte një autograf edhe një puthje.

/tvklan.al