Tifozët e Liverpool kanë frikë se ylli i ekipit Mohamed Salah mund të largohet nga “Anfield Road” në fund të sezonit pas deklaratës së fundit të bërë gjatë një interviste.

Sulmuesi egjiptian ka realizuar 30 gola dhe ka dhënë 12 asiste në këtë sezon, duke dhënë një kontribut shumë të madh në ecurinë e deritanishme të të kuqve.

Por kontrata e tij përfundon në verë dhe sa i përket të ardhmes, gjthçka është e paqartë.

Dëshira e drjejtuesve të klubit anglez është që të rinovojnë, por deri më tani, akord nuk ka pasur.

Në një intervistë për TNT Sports, egjiptiani tregoi se si ai do të dëshironte që të kujtohej nga tifozët e Liverpool.

“Dua që fansat të më kujtojnë se unë dhashë gjithçka për ta, për qytetin! Se nuk u tregova dembel, e shijova këtë eksperiencë dhe bëra maksimumin tim! Mendoj se kjo e karakterizon Liverpulin, tifozët të japin dashuri dhe ti u’a kthen me shumë punë! Këtë kam bërë në tetë vite e dua që fansat ta memorizojnë këtë”.

Por kjo deklaratë e bërë, solli reagime nga tifozët, shumë prej të cilëve e konsiderojnë si një formë lamtumirë.

Vetë Salah nuk preferoi që të fliste me detaje sa i përket të ardhmes, duke theksuar se ai synon vetëm që të jetë i përqëndruar në Premier League.

Salah, 32 vjeç, është një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave të Liverpool, me 241 gola në 387 ndeshje, që kur u transferua nga Roma në vitin 2017.

Ai ka fituar tetë trofe me të kuqtë, përfshirë Premier League dhe Ligën e Kampioneve.

Klan News