Një spital në Nju Jork ka kryer transplantin e parë të dyfishtë plotësisht robotik të mushkërive.

Procedura ka për qëllim përshpejtimin e procesit të shërimit dhe shkurtimin e qëndrimit në spital.

Ai bazohet në procedura të tjera minimalisht invazive. Në vitin 2022, Spitali Cedars Sinai në Los Anxhelos përfundoi një transferim të vetëm pjesërisht robotik të mushkërive. Dhe këtu në Qendrën Shëndetësore të NYU Langone në Anën Lindore të Manhatanit, mjekët njoftuan në Shtator se kishin kryer transplantin e parë plotësisht robotik të vetëm të mushkërive.

Procedura e dyfishtë e mushkërive u krye në një paciente 57-vjeçare, banore në veri të Nju Jorkut, më 22 Tetor.

Pacientja, e cila kishte trashëguar një sëmundje gjenetike e quajtur sëmundja pulmonare obstruktive kronike para 14 vitesh. Gjendja e saj në përgjithësi ishte përkeqësuar pas një infeksioni me COVID-19 në vitin 2022.

Vetëm katër ditë para operacionit ajo u fut në listën e pritjes për një dhurues organesh dhe më në fund iu dha mundësia për një transplant jetik.

“Më kujtohet se më duhej të shkoja në një azil dhe roja 85 vjeç i ngjiti ato shkallë më mirë se unë. Dhe e dija, kjo nuk ishte aspak shenjë e mirë. Unë u diagnostikova në vitin 2010 me COPD [sëmundje pulmonare obstruktive kronike]. Në vitin 2022, dola që kisha Covid. Covid-i thjesht e përkeqësoi më shumë gjendjen kështu që nuk po lëvizja”.

Mënjanimi i sëmundjes ishte veçanërisht i dhimbshëm për Mehrkar, e cila ka bërë një jetë aktive në Dutchess County në veri të Nju Jorkut. Përveç punës së saj, ajo drejtonte edhe një shkollë karateje me bashkëshortin e saj, Shahin Mehrkar.

Ajo kaloi vite duke kërkuar ndihmë përpara se NYU Langone të thoshte se kishte të drejtë të kryente një transplant të mushkërive .

“E dija se kisha nevojë për një transplant të dyfishtë të mushkërive. Dhe sapo më futën në listë, mendova kam edhe nja dy muaj jetë përpara. Dhe pesë ditë më vonë, mora një telefonatë. Ata thanë se kisha 98% mundësi ta kryeja”.

Gjatë procedurës, një ekip mjekësh punuan së bashku me robotin ndërsa ai hyn në trup, heq mushkëritë e sëmura , përgatit vendin për implantimin dhe më pas implanton mushkërinë e dhuruesit, e gjitha përmes një prerje të vogël në secilën anë.

“Në një transplant normal, kryhet një prerje shumë të madhe në të dy anët e gjoksit tuaj, të quajtur torakotomi, ose ka vetëm një prerje shumë të madhe në gjoks, ku ne thyejmë kockën tuaj të gjoksit dhe quhet ‘goca e moluskut’. Dhe më pas, ne vendosim portat e vogla për robotin, kështu që ka dukshëm më pak trauma në murin e gjoksit”.

Si rezultat, krahasuar me operacionet tipike të transplantit të mushkërive, prerjet zvogëlohen nga afërsisht tetë inç në dy, sipas Dr.Stephanie H. Chang, drejtoreshë kirurgjikale e Programit të Transplantimit të Mushkërive në NYU Langone Health që kreu procedurën.

Duke u shëruar në spital, Mehrkar tashmë është ngritur dhe ecën.

“Kur eci përreth, nuk kam nevojë për oksigjen për ta bërë këtë. Dhe mund të marr frymë. Dhe ndonjëherë këmbët e mia lodhen pak, por të paktën unë ende mund të marr frymë. Kështu që është e mahnitshme se çfarë është bërë për mua. Faleminderit nuk është mjaftueshëm”.

Por ajo është e përqëndruar te ata që e kanë ndihmuar, përfshirë dhuruesin e organeve.

“Gjithçka që di, është se dhuruesi i organeve ishte një mashkull më i ri. Disa javë më vonë, unë po marr frymë me mushkëritë e tij. Kështu që familja ime u gëzua shumë. Admiroj mjekët dhe ekspertizën e tyre dhe faktin që ata përdorën këtë teknologji. Dhe prandaj erdha këtu në NYU Langone sepse në një vend tjetër kjo procedurë nuk mund të kryhej as për dy vjet e gjysmë, ndërsa këta e bënë për rreth tre muaj”.

Sipas Dr. Stephanie H. Chang janë shumë përparime me teknologjinë robotike për  një mori sëmundjesh.

“Ne kemi bërë shumë përparime me teknologjinë robotike për kancerin e  mushkërive, shumë operacione të tjera të kraharorit dhe madje edhe operacione në zemër. Dhe kështu ky është me të vërtetë hapi i parë i madh drejt transplantimit të mushkërive. Pra, shërim më i mirë për pacientin dhe më pak dhimbje pas operacionit”.

Ky transplantim i dyfishtë i mushkërive përfaqëson fillimin e një kapitulli të ri në kirurgji dhe ofron shpresë për mijëra pacientë në mbarë botën që varen nga organet e dhuruara.

Teknologjia robotike jo vetëm që revolucionarizon mënyrën se si kryhen transplantimet, por gjithashtu vendos standarde të reja për të ardhmen e kujdesit ndaj pacientëve.

Klan News