Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Gjendet shkaktari që saboton hekurudhën shqiptare. Bëhet fjalë për barin e zakonshëm, që vegjeton rëndom përgjatë rrugës së hekurt. Në fakt të gjithë e dinë që treni udhëton mbi shina poshtë së cilës ndodhen traversat dhe jo mbi bar, por kur traversat mungojnë duhet gjetur një shkak dhe ai është bari.
Në kilometrin e 80 të hekurudhës shqiptare, punon një skuadër punëtorësh. Gjatë gjithë vitit ata merren me ngritje dhe zëvendësim traversash, tani eprorët i kanë urdhëruar të pastrojnë nga barërat e këqija 8 km hekurudhë. Nuk është aspak çudi të besojmë se në rast se një ditë ndodh ndonjë fatkeqësi me trenat atëhere shkaku me siguri do të jenë barërat e këqija./tvklan.al
Gazetar – Fatos Salliu