Aleksandri, një telefonues në “Aldo Morning Show” në Tv Klan mendon se “burrat janë më të pastër se gratë”. Sipas tij, gratë janë më të djallëzuara dhe këtë e bazon në përvojën personale. Aleksandri është martuar tri herë dhe ka 11 fëmijë, ndaj mendon se argumenti i tij lidhur me djallëzinë e gruas qëndron.
Aleksandër: Femra është shumë e djallëzuar, kanë djallëzinë brenda. Femra më përpara ka në shpirt djallëzinë se të mirën e ka në xhep.
Aldo: E ke me provë këtë apo e thua kështu në përgjithësi?
Aleksandër: Jo, unë e kam me provë.
Aldo: Si e ke me provë?
Aleksandër: Sepse unë jam martuar dy herë.
Aldo: Ah, sa mirë!
Aleksandër: Bile, tri herë, kam 11 kalamaj, 11 fëmijë kam.
Aldo: T’i kesh me jetë e me shëndet!
Aleksandër: Faleminderit! Dua të them diçka të bukur, femra ka djallëzinë në mes.
Aldo: Si djallëzinë, ajo s’ka bërë 11 djaj.
Aleksandër: Është e djallëzuar, mendon gjithmonë negativen, pozitiven e ka në xhepin e vogël. Unë mendoj që meshkujt janë më të pastër.
Aldo: Mos të ka qëlluar ty more burrë se nuk janë kështu?
Aleksandër: Po tani nuk është një rast!
Aldo: Ti ke tre raste?
Aleksandër: Tre raste, unë kam 11 fëmijë, kam 6 kalamaj me këtë të fundit.
Aldo: Ka qëlluar e mirë besoj?
Aleksandër: Ka mësuar veset e mia, është munduar t’i përshtatet jetës sime.
Sipas telefonuesit, ato kanë qenë gjithnjë shumë xheloze ndërsa ai ka pasur vetëm një problem: mendjemadhësinë.
Aleksandër: Unë një problem kam pasur.
Aldo: Vetëm një?
Aleksandër: Një. Vetëm se kam qenë shumë me tangërllëk dhe femrat ishin xheloze.
Aldo: Nuk ke faj, ky tangërllëk nga të buronte?
Aleksandër: Vetëkënaqësia, jo pjekuria e duhur në atë kohë. Jo ajo tamam, tabani.
Aldo: E qartë, nuk ke pasur faj domethënë,
Aleksandër: Më pëlqente vetja, më dukej vetja shumë i mirë, shumë i bukur, ndoshta kjo ndikonte.
Aldo: Po sigurisht, por prapë s’është faji yt, është faji i tyre.
Aleksandër: Është faji i atyre se kishin një xhelozi të paparë!/tvklan.al