Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen është e tronditur dhe ka dhimbje në qafë pas sulmit fizik që pësoi të premten nga një 39-vjeçar polak.
Ky i fundit, tashmë i arrestuar, sulmoi fizikisht Kryeministren daneze të premten në mbrëmje në Kopenhagen.
Hetuesit danezë nuk janë shumë të bindur nëse sulmi ishte i motivuar politikisht.
Autori do të qëndrojë në paraburgim deri më 20 Qershor.
Incidenti i të premtes ndodhi dy ditë para se votuesit danezë t’u drejtoheshi kutive të votimit për zgjedhjet europiane.
Mette Frederiksen është Kryeministre e Danimarkës që prej vitit 2019 dhe është cilësuar si pretendente për një post të lartë në Bashkimin Europian.
Sulmi ndaj saj është dënuar nga udhëheqësit e BE-së.
/tvklan.al