Donald Trump njofton vendosjen e taksave të importit edhe për Bashkimin Europian.

“E kemi marrë vendimin, do ta shpallim shumë shpejt. Do të jenë 25% për makina e gjëra të tjera. Rasti i BE dallon nga Kanadaja, kanë përfituar ndryshe ndaj nesh”.

Në mbledhjen e parë të qeverisë që drejton, presidenti amerikan foli me përçmim ndaj unionit.

“Bashkimi Europian u krijua për t’i marrë frymën Shteteve të Bashkuara dhe ia kanë dalë shumë mirë, por tani president jam unë”.

Trump paralajmëron europianët, të mos kundërpërgjigjen me të njëjtën mënyrë.

“Nuk munden. Ta provojnë, por nuk munden”.

Trump paralajmëroi se tarifat e shtyra të importit për Meksikën dhe Kanadanë do t’i aktivizojë në Prill. Zëdhënësja e qeverisë franceze reagoi ndaj kërcënimeve të Shefit të Shtëpisë së Bardhë, duke paralajmëruar kundërpërgjigje.

Deklaratat e Trump-it bënë që vlera e aksioneve të disa markave të mëdha europiane të automjeteve si gjermanet Mercedes e Volkswagen apo francezja Stellantis të bien.

Tv Klan