Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump  ka propozuar financierin Scott Bessent për të marrë postin e Sekretarit të ri të Thesarit.

“Scott respektohet gjerësisht si një nga investitorët ndërkombëtarë”, tha Trump në një deklaratë te fundit.

62-vjeçari u angazhua me Trumpin për politikën ekonomike  gjatë fushatës elektorale dhe është themeluesi i fondit “Key Square Capital Management”.

Sekretari i Thesarit i SHBA-së këshillon Presidentin për çështjet ekonomike dhe fiskale, duke përfshirë shpenzimet dhe taksat.

Nëse konfirmohet, ai do të jetë homoseksuali i parë në postin e Sekretarit të Thesarit në Shtetet e Bashkuara.

Scott mbështet kontrollin e ashpër të defiçitit dhe ka thënë se do të punojë për të ulur borxhin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Zgjedhja për Sekretarin e Thesarit, një proces i stërzgjatur, ishte më i prituri nga komuniteti i biznesit dhe financave të SHBA-s duke pasur parasysh planet e Trump për ta bërë ekonominë amerikane shumë të fortë.

Trump njoftoi gjithashtu emërimin e Russell Thurlow Vought në postin e Drejtorit të Zyrës së Menaxhimit të Buxhetit dhe ish-ligjvënësen Lori Chavez-DeRemer në postin e Sekretares së Departamentit të Punës.

Ne postin e Sekretarit te Strehimit dhe Zhvillimit Urban ka emeruar ish-trajnerin e disa ekipeve të futbollit amerikan, Scott Turner.

Ndërsa ish-zyrtarin e Departamentit të Shtetit Alex Wong në postin e zëvendës këshilltarit të sigurisë kombëtare.

Klan News