Turi “Dialog me Shqipërinë” i kreut të Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur në kryeqytet. Në fokus të fjalës së kryesocialistit Rama ka qenë sistemi arsimor, të cilin ai e përkufizoi si një sektor të futur në krizë.
Edi Rama: “Sistemi ynë arsimor është sot në një krizë, kemi një liberalizim pa konkurrencë. Kemi liberalizim ku pas iluzionit vjen zhgjendra e madhe e daljes në jete duke parë ende në vitin 2008, si të vetmen mundësi reale për të dalë nga dëshpërimi social arratinë.”
Rama theksoi se turi dialog me Shqipërinë pasi ka përshkuar të gjithë vendin do të vijojë në shtator në një fazë tjetër veprimi./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro