Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama a zgjedhur qytetin e Laçit për të nisur turin e prezantimit të programit të ri qeverisës. Në një takim me banorët kryesocialisti tha se bëhet fjalë për një program të ndërtuar në 7 shtylla kryesore dhe në këtë qytet ai u fokusua tek njëra prej tyre, ajo sociale. Duke thënë se shqiptarët po jetojnë në varfëri, Rama theksoi se kjo është pasojë e keqqeverisjes e për të dalë nga kjo gjendje ai tha se nevojitet punësim real dhe jo lëmoshë.
Edi Rama: “Ne nuk do t’i matim politikat sociale me rritjen e lëmoshës për të varfrit, siç bën qeveria e sotme në vijim të keqqeverisjes dhe të keqtrajtimit të këtij problemi prej 8 mijë vjetësh, por do t’i matim me numrin e familjeve që do të nxjerrim njëherë e mirë nga varfëria.”
Po kështu kryetari i Partisë Socialiste premtoi se me marrjen e qeverisë do të rikonceptohet programi i ndihmës ekonomike me atë të punësimit.
Edi Rama: “Dhe ajo që d të përbëjë shtyllën themelore të këtij programi do të jetë zëvendësimi i ndihmës ekonomike si lëmoshë me ndihmën ekonomike si mundësi reale për punësim dhe kontribut të drejtpërdrejtë në komunitet e në shoqëri. Unë jam besimplotë se në fund të mandat tonë të parë, varfëria ashtu siç e matim sot do të përgjysmohet.”
Duke akuzuar qeverinë se nuk po arrin të zbusë varfërinë ekstreme në mbarë vendin Rama tha se me programin e ri qeverisës të Partisë Socialiste, të bazuar tek vizioni do të arrijë të përgjysmohet varfëria./tvklan.al