Eksperti Auron Tare, pjesë e Këshillit Shkencor të UNESCO, ka analizuar disavantazhet e turizmit në Shqipëri, që këtë vit njohu rritje të madhe.
Në një lidhje Skype për emisionin Opinion në Tv Klan, Auron Tare tha se nuk po bëhet një diskutim për të patur një vizion turistik për vendin.
Sipas tij, fshatrat në bregdetin e jugut të Shqipërisë po humbasin identitetin e tyre tradicional.
“Nuk ka një diskutim të ekspertëve që merren me turizmin me politikëbërjen për t’i dhënë një vizion vendit. Vizioni im është ky: Nga Llogaraja e poshtë po të shikosh nga deti duken si varreza dhe po humbasin fshatrat e bukura shqiptare. Po të shikosh jugun po bëhen ndërtime shumë afër detit me arkitekturë jo tradicionale dhe fshatrat po humbasin pjesën e arkitekturës apo të shpirtit, siç i gjen në Greqi apo Itali. Është shumë e rëndësishme eksperienca”.
Një tjetër pikë negative sipas Tares, është mungesa e guidave turistike.
“Shqipëria nuk ka story telling. Shkon në Butrint, nuk ka asnjë guidë. Zero. Po flas për story telling. Pashë udhëtimin e fundit nga Leskoviku, po kaloje në zona historike me përmasa botërore. Kalove në një vend aty ku ka pushuar Çezari 6 muaj. Vendit i duhen story telling”.
Auron Tare foli edhe për Sarandën, që sipas tij është zbuluar nga skandinavët disa vite më parë, sa i përket turistëve të huaj, të cilët nuk janë rikthyer më.
“Numrat nuk tregojnë sukses. Saranda u zbulua nga skandinavët vite përpara dhe po të shikosh numrin e tyre sot është limituar, nuk ka më rikthim të tyre sot. Pastaj mos flasim për Ksamilin që është një zhgënjim i madh. Po ndodh diçka shumë e çuditshme në botë, rrjetet sociale po tërheqin njëri-tjetrin, po në përgjithësi njerëzit në Ksamil kanë qenë të zhgënjyer. Plazhe publike nuk ka më. Ka dhe një arrogancë të tmerrshme nga operatorë që thonë po nuk hëngre bukë te unë ti nuk bën plazh. Fluksi i madh i numrave po shton kulturë të madhe në kulturën lokale. Shikoni çfarë po i ndodh zonës së mbrojtur të Butrintit. Janë futur operatorë brenda zonës së mbrojtur”.
Një tjetër problematikë sipas Tares është edhe pjesa e bujqësisë.
“Themi që kanë ardhur një numër shumë i madh njerëzish, por shikoni çfarë po hanë. Po të bësh pazarin në treg do shikosh që një pjesë e mirë e ushqimit vjen o nga Serbia, o nga vende të tjera. Bujqësia jonë nuk e ka mundësinë të furnizojë brezin e parë turistik. Nga fluksi i madh i njerëzve shiko çfarë ndodh në Nivicë. Pulat po i sjellin nga Tepelena se asnjë nuk mban pula aty. Kur nuk e përballon dot fluksin fillon çedon në shërbim”.
/tvklan.al