Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan u shpreh se avantazhet e Shqipërisë në turizëm vijnë nga natyra ose nga njeriu duke përmendur keqmenaxhimin si një nga disavantazhet më kryesore.
Ina Zhupa: E pash listën tuaj dhe po ta shikoni avantazhet janë gjitha meritë ose e natyrës ose e njeriut, biznesit, sipërmarjes, ushqimit dhe disavantazhet lidhen me keqmenaxhimin me detyra dhe funksione shtetërore.
Blendi Fevziu: Shërbimet në strukturat e mëdha nuk është përgjegjësi e shtetit pasi Ervini mund të të thotë që avantazhi i këtyre qyteteve është pikërisht bujtinat e vogla ku personat që shërbejnë në bujtinë janë shumë të lidhur në turistin.
Gjithashtu deputetja u shpreh se një rol të rëndësishëm në promovimin e turizmit në Shqipëri kanë edhe rrjetet sociale ku përmendi rastin e Dua Lipës që kaloi pushimet në Shqipëri dhe promovoi Ksamilin përmes postimeve në Instagram.
Ina zhupa: Në Ksamil ka ndodhur e kundërta. Pikërisht nga disa resorte shumë të famshme dhe struktura shumë të mëdha u bë i famshëm Ksamili. Një nga arsyet pse u bë i famshëm Ksamili këtë vit në gjykimin tim ishte fakti se Dua Lipa kaloi pushimet vjet në Ksamil. Dhe miliona ndjekës të saj panë Ksamili në Instagram. Pra, ne sot kemi Instagramin Tik Tokun që na bëjnë reklamë dhe prandaj vajtën në Ksamil./tvklan.al