Berati është një nga qytetet që ka njohur rritje të madhe të turistëve në Shqipëri gjatë këtij viti.
Megjithatë, një problem që evidentohet jo vetëm në Berat por në të gjithë vendin, është infrastruktura rrugore.
Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, i ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, theksoi se problem për turizmin mbetet transporti interurban dhe ai brenda qyteteve.
“Kemi dy probleme. Kemi probleme me interurbanin dhe autobusët brenda qyteteve. Jo të gjithë turistët janë me mjete. Linjat e brendshme sidomos në zonat rurale janë 1 herë në 4 orë. Dhe kjo është një gjë që ne nuk mund të operojmë me tarifat që kemi prej 10 vitesh. Në qoftë se do shërbim duhet të jemi të gatshëm që dhe duhet paguar për shërbim”.
Sipas kryebashkiakut Demo, këtë vit në Berat ka patur rreth 600 mijë turistë.
“Berati ka pasur bum të jashtëzakoshëm. Deri tani në Berat jemi afërsisht 600 mijë turistë. Përveç hoteleve, bumi më i madh ka qenë këtë vit i shtëpive që prisnin turistë në dhoma apo jepeshin shtëpi me qira. Kjo është një gjë që ne na tregon pikët tona të dobëta, por në të njëjtën kohë shumica e turistëve ikin me mbresa të jashtëzakonshme nga Shqipëria”.
/tvklan.al