Anjeza Sançon mund ta keni njohur përmes rrjeteve të saj sociale ku quhet “nënë ndryshe”. Ndryshe nga të ftuarat e pranishme në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, rrugëtimi i saj drejt mëmësisë ka ndodhur në një formë tjetër.
Anjeza është nëna e një vajze të birësuar. Për shkak të një çekuilibrimi hormonal, ajo e kishte thuajse të pamundur të mbetej shtatzënë dhe iu drejtua metodës së fekondimit artificial, që nuk rezultoi me sukses.
Anjeza Sanço: Unë kam pasur një historik shumë të rëndë shëndetësor e vogël e cila më ndikoi në një disbalancë hormonale dhe kisha shumë informacion që kjo do më ndikonte në një shtatzëni, një gjë që e kisha ndarë me bashkëshortin. Për shkak të kësaj disbalance hormonale unë e dija që do drejtoheshim direkt në IVF, pra ngelja shtatzënë në mënyrë natyrale ishte pothuajse e pamundur. Ne u drejtuam në IVF, IVF-ja mua më shkaktoi komplikacione më të rënda shëndetësore dhe nga ai moment mendova që mëmësia nuk është më për mua, do ta lë, bashkëshorti ishte okej me këtë gjë duke qenë se ne kishim shumë vite bashkë, ne kishim rreth 10 vjet bashkë kur filluam të mendoheshim të bëheshim prindër dhe gjërat po u shtynë, nuk është se ishim gati të kalonim në gjëra të tjera siç ishte birësimi. Ndërkohë që unë e kisha ëndërr që e vogël që doja të birësoja.
Katerina Trungu: E ke patur si ide?
Anjeza Sanço: Unë e kam mësuar 16 vjeçe që kjo disbalancë hormonale mua do më ndikonte në mëmësi dhe që atëherë unë jam pëgatitur emocionalisht dhe prandaj që në momentin e parë kur kam takuar bashkëshortin ia kam thënë këtë gjë që ne mund të kemi vështirësi, ne ishim të rinj, 20 vjeç, por gjithsesi e kam thënë dhe e kam ndarë. Në momentin që kjo nuk ishte problem për të për mua ishte lehtësim shumë i madh që mos të ndihesha fajtore për të ardhmen tonë.
Çifti i martuar prej 20 vitesh do të ngacmohej 4 vite më parë nga ideja e birësimit, në kulmin e pandemisë.
Anjeza Sanço: Pandemia na zgjoi sepse të gjithëve filloi t’u sillte memoriet e familjes ose t’u sillte ndjenjën e familjes duke humbur njerëz të afërm etj, filluam të kuptojmë që gjëja më e rëndësishme në botë është familja dhe atje ne e vendosëm që do aplikonim dhe aplikuam brenda 2020.
Një shtysë e fuqishme për Anjezën erdhi nga një mikeshë e saj e cila gjithashtu kishte birësuar. Ajo nisi të informohej mbi dokumentacionin e duhur dhe priste vetëm një moment.
Anjeza Sanço: Kisha filluar në fakt të bëja disa letra, disa letra që ishin një rekomandim nga lagjja, jo një rekomandim nga juristi i bashkisë të cilat tregonin për figurën time, ishin ca dokumente që rrinin në sirtar, kishin nja 6 muaj përpara se ne të dy të vendosnim.
Katerina Trungu: Domethënë thjesht po plotësoje dokumentacionin.
Anjeza Sanço: Unë po e shtyja, unë nuk kisha një datë sepse nuk e dija nëse bashkëshorti ishte gati./tvklan.al