Autoritetet Malajziane vendosën të lënë të lirë imamin shqiptar me banim në Malajzi, Klodian Zaimaj, i arrestuar në fillim të tetorit të këtij viti në Kuala- Lumpur.
Lajmi është raportuar nga mediat malajziane të cilat pohojnë se profesori shqiptar, i arrestuar për terrorizëm tashmë është lënë i lirë. Lirimi i klerikut shqiptar me banim në Malajzi është konfirmuar për “Tv Klan”, edhe nga burime të Policisë së Shtetit.
Zaimaj u arrestua në fillim të Tetorit bashkë me tetë persona të tjerë, të dyshuar si pjesë e grupit terrorist filipinas “Abu Sayyef”. Imami shqiptar dyshohej se mund të ishte përfshirë në rekrutimin e personave për të luftuar përkrah organizatës terroriste ISIS. Zaimaj ishte regjistruar ndërsa bisedonte në telefon me një prej anëtarëve të grupit filipinas, ndërsa menjëherë ishte arrestuar.
Tv Klan