Emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme ka të ftuar politikanë të rinj të Partisë Socialiste si dhe asaj Demokratike.

Arsejda Gjyli një politikane e re e PS ka treguar fillimet e saj në politike duke zgjedhur Partinë Socialiste, si dhe atë që e ka shtyrë të kandidojë në platformën “Deputeti që duam”.

Gjyli shprehet se ka zgjedhur Partinë Socialiste sepse para 10 vitesh përmes programit të punësimit ajo është vlerësuar me meritokraci nga qeveria duke u punësuar.

“Kjo është një lloj finalizimi i jetës publike që unë kam pasur për rreth 10 vite fillimisht me aktivizmin. Kam studiur shkenca politike dhe studime evropiane. Asyeja pse vendosa që të marr një angazhim politik dhe pse pikërisht tek Partia Socialiste dhe tek “Deputeti që duam” është që para 10 vitesh ndërmorra nismën për tu bërë pjesë e një programi tjetër që ishte programi i studentëve ekselent dhe përmes këtij programi u punësova pastaj në administratë publike ku kam dhënë kontributin tim si eksperte e integrimit evropian dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Përpara kësaj kam qenë aktiviste, kam drejtuar një organziatë rinore ku sot mbaj pozicionin e pedagoges dhe përgjegjëses së zyrës së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i gjithë ky aktivizim dhe impakti e kam parë si një nevojë që sot Shqipëria në rrugën drejt BE… Ajo duhet parë sepse jo të gjithë njerëzit nuk i duan politikanët. Duan një target politikanësh, por unë e shikoj si një nevojë në këtë moment të vendit”, u shpreh Gjyli.

-Pse ke zgjedhur PS?

“E kam zgjedhur për këtë arsye sepse para 10 vitesh përmes programit të punësimit unë u vlerësova me meritokraci nga qeveria. Arrita të punësohesha në një moment kur administrata publike nuk kishte fare besueshmëri në atë kohë dhe kjo ishte impakti i asaj që u iniciua si reformë administrative dhe kjo besueshmëri mua më bëri që të kem të gjithë kredencialet për ta besuar PS dhe për të kandiduar pastaj tek “Deputeti që duam””, thekson Gjyli./tvklan.al