Duke marrë shkas nga rasti i djeshëm, ku për fat të keq nga përplasja mes të rinjve ndërroi jetë një 14-vjeçar, në “Aldo Morning Show” këtë të martë diskutohet në lidhje me këtë fenomen që gjithnjë e më shumë po bëhet alarmant për shoqërinë.

Hamdiu është një telefonues i cili nga Gjermania dha mendimin e tij për rastin e ndjeshëm. Duke u shprehur ngushëllime familjes ai tha se të njëjtin rasti të afërmit e tij e kanë kaluar 14 vite më parë.

Hamdiu është daja i Denis Dollapit, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rënduar si pasojë e një sherri mes të rinjve më 28 Prill të vitit 2010. Ai u ther me thikë nga një grup të rinjsh pranë gjimnazit “Sami Frashëri”. Denisi mundi t’u mbijetonte plagëve të marra, por sot ai pas 14 viteve vazhdon të dergjet në shtrat në pamundësi për të lëvizur apo folur.

Hamdiu: U mërzitëm pa masë për rastin e ndodhur. Dhe i shpreh ngushëllime familjes në radhë të parë të viktimës. Gjithkush ndjen dhimbje, por ata që kanë dhimbje të tilla të përafërta ndjejnë dhimbje më tepër. Unë kam nipin si pasojë e një therjeje të tillë para 14 vjetësh, është rasti i Denis Dollapit. Ai akoma është në një gjendje të rënduar, nuk flet. Vetëm falë Zotit në radhë të parë dhe motrës sime e cila e mban, ai është gjallë sot. Por, vetëm ata që kanë raste të tilla në familje e kuptojnë dhimbjen./tvklan.al