Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin e Arben Vyshkës, i cili ka konflikt pronësie më mbesën e tij, Sonila Lecin, me profesion avokate.
“Tani ajo pretendon që të më marrë shtëpinë time, të më nxjerrë fishek. Ti tha do i bish tha babit tim policinë ndërtimore. Unë do të të nxjerr fishek tha ty. Ashtu ndodhi”.
Sipas Arbenit, mbesa e tij ka ndikuar te gjyqtari Ilir Pashai përmes një kolegu të këtij të fundit.
“Gjyqin e zhvilloi me Ilir Pashain, njeriu më i lakuar në qytetin e Elbasanit. Pesë vjet më mbajti në gjykim. Më bëri proces penal edhe për falsifikim. Në seancë gjyqësore i them Ilir Pashait, ore gjyqtar a ke sens ti? Ti ke vëlla, a mundesh ti t’ia falësh vëllait tënd gjithë shtëpinë? Kaq m’u përgjigj”, tha Vyshka.
Ilir Pashai i dha të drejtë mbesës, bazuar mbi një kontratë noteriale të falsifikuar.
Me anë të kameras së fshehtë, “Stop” konfirmon këtë fakt, përmes një bisede mes xhaxhait dhe mbesës avokate, Sonila Leci.
Xhaxhai Arbeni tregon se Sonila ka ndikuar edhe tek Gjykata e Apelit Durrës tek gjyqtari Petraq Dhimitri.
Ky ndikim provohet me faktin, se avokatja Sonila Leci ka udhëtuar me gjyqtarin Dhimitri dhe me 2 gjyqtarë të tjerë, për të parë një ndeshje në Barcelonë, fakt për të cilin gjyqtarët e Durrësit u përjashtuan nga sistemi i drejtësisë.
Arben Vyshka: Petraq Dhimitri!
Mbesa Sonila Leci: Tani, ti mos më hajde mua në gjykatë, të më ngresh zërin me emrat…! Shko, ik në Gjykatë të Lartë, fito!
Xhaxhai Arben Vyshka: Me Petraq Dhimitrin ke qenë në Spanjë ti, në Barcelonë?
Mbesa Sonila Leci: Po, ku më ka dashur qejfi mua! Çfarë halli ke ti?
Xhaxhai Arben Vyshka: Mirë! Dakord!
Mbesa Sonila Leci: Po çfarë halli ke ti, mo vëlla?!
Xhaxhai Arben Vyshka: Po s’ke turp mi?
Mbesa Sonila Leci: Unë të kem turp?
Xhaxhai Arben Vyshka: Po je mbesa ime…
Mbesa Sonila Leci: Po le të jem mbesa jote, mo…
Sipas dyshimeve të tjera, mbesa avokate ka ndikuar edhe në Gjykatën e Lartë ku data e këtij gjykimi është përshpejtuar dhe shumë shpejt në Gjykatën e Lartë pritet që të gjykohet ky konflikt mes mbesës dhe xhaxhait, ku kjo e fundit kërkon që xhaxhait t’i marrë të gjithë shtëpinë.
Xhaxhai Arben Vyshka: Në datën 24 kam gjyqin në Gjykatë të Lartë. Më kanë thënë, që ke ndërhyre ti, për ta përshpejtuar…më dëgjo deri në fund!
Mbesa Sonila Leci: Unë nuk e di fare, që ka gjyqe mo…, çfarë do ti të të bëj unë…? Ti çfarë do?
Xhaxhai Arben Vyshka: Po të rrimë ashtu si dikur. Sikush shpi të vet…siç i kemi pasur letrat.
Mbesa Sonila Leci: S’po të ngacmon njeri…
Xhaxhai Arben Vyshka: Po ti më ke sjellë zyrën përmbarimore.
Mbesa Sonila Leci: Unë ta solla zyrën përmbarimore…
Xhaxhai Arben Vyshka: Ti je Sonila Leci, që hape gjyqin me Ilir Pashain me të gjitha…
Mbesa Sonila Leci: Nuk dua! A e kupton, që nuk dua..? A e kupton?
Xhaxhai Arben Vyshka: Po ti je kokrra e mashtrueses. Po mbaje mend! Unë të drejtën do ta fitoj…
Mbesa Sonila Leci: Aty ku dua, unë jam kokrra e mashtrueses. Po te im atë, po te im atë, nuk fal njeri. Shko në Gjykatë të Lartë, ke 10 avokatë./tvklan.al