Efektet e ushqimit të pashëndetshëm ndikojnë në tru para se të ndihen në formën fizike. Mjaftojnë 5 ditë me konsum të ushqimeve të procesuara të pasura me sheqerna dhe yndyrna për të krijuar luhatje në mënyrën sesi truri i përgjigjet ushqimit që konsumojmë, duke ndikuar së pari tek një sensibilitet i reduktuar ndaj insulinës.
Gjithashtu krijohen kushtet për ndikim në gjithë organizmin dhe prirjet ndaj obezitetit dhe sëmundjeve të lidhura me të. Sipas eksperimenteve të kryera ushqimet e përpunuara ndryshojnë aktivitetin cerebral tek organizmat e shëndetshëm, edhe nëse nuk ka luhatje në peshë.
Modifikimi fillimisht ndodh tek reagimi ndaj insulinës, hormoni që pankreasi lëshon për të rregulluar nivelin e sheqernave në gjak e që në tru është rregullator i nivelit të urisë.
Ky ndryshim në bazë të mënyrës si ushqehemi, ndikon që në ditën e pestë në organizëm dhe mund të ndikojë drejtpërdrejt në lindjen e diabetit 2.
Gjithashtu në eksperiment aktiviteti i trurit në dy grupe të ndryshme, me ushqim të shëndetshëm dhe të procesuar, ka luhatje të dukshme, ku këta të fundit tregonin ulje të aktivitetit cerebral të lidhur me kujtesën dhe përgjigjen ndaj sinjaleve vizive.
Klan News