Shermen Valijev fitoi medaljen e artë në turneun ndërkombëtar të mundjes “Muhamet Malo” që zhvillohet në Tiranë.

Sportisti i Shqipërisë, i cili garon në peshën deri 74 kilogramë të stilit të lirë. Valijev mundi në finale me rezultatin 2 – 0 Salkazanov të Sllovenisë.

Në këtë turne që është bërë pjesë e Ranking Series marrin pjesë mbi 700 mundës nga disa vende të botës.

Tv Klan