Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Minoriteti grek në Shqipëri përbën vetëm 3% të popullsisë. Kjo shifër është publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin më të fundit për Shqipërinë. Prej kohësh shifrat që publikohen për numrin e minoritarëve grek në Shqipëri janë kontradiktore dhe janë bërë shpesh objekt debati mes vendit tonë dhe Greqisë.
Sipas kryetarit të PBDNJ Vangjel Dule, vetëm regjistrimi i popullsisë do të vërtetonte se sa është realisht përqindja e minoritetit grek që jeton në Shqipëri.
Vangjel Dule: “Shifra që jep DASH, sfidon në mënyrë kategorike shifra të cilat jepen zyrtarisht në lidhje me praninë e pjesëtarëve të minoritetit etnik grek, por gjithsesi, nuk janë pozicionimet apo vlerësimet e njërit institucion apo tjetrit qoftë edhe të DASH, që përcaktojnë madhësinë e komuniteteve të ndryshme. Qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet, se e vetmja mënyrë për të përcaktuar madhësinë e një komuniteti etnik dhe kjo jo si qëllim në vetvete, por si një mekanizëm për respektimin më të mirë dhe adekuat të të drejtave të tyre është regjistrimi i lirë demokratik”./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka