Selia e Shenjtë vijon të informojë publikun për shëndetin e Papa Françeskut i cili ndodhet në spital që prej 14 Shkurtit.
Në deklaratën e fundit të shkurtër të lëshuar nga Vatikani sqarohet se 88-vjeçari ka fjetur mirë gjatë natës dhe është aktualisht duke pushuar.
Të mërkurën në mbrëmje, njoftimi për gjendjen shëndetësore të tij ishte me nota më pozitive duke theksuar se Ati i Shenjtë ka patur një përmirësim të lehtë.
Në fundjavë u bë me dije se Ati i Shenjtë vuante nga një problem me veshkat, por që tashmë është zgjidhur falë mjekimeve që ka marrë në spitalin Gemelli në Romë.
Gjithashtu, Papa nuk ka patur më kriza respiratore dhe po merr trajtimin mjekësor për pneumoni të dyfishtë.
Mediat e huaja theksojnë se në deklaratën e së mërkurës vonë nuk është specifikuar nëse gjendja shëndetësore e Papës konsiderohet ende kritike.
Klan News