Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Palët Avdyli dhe Sokoli, janë përplasur edhe sot në Gjykatën e Faktit Tiranë, në dy procese gjyqësore, për vendimin e këshillit të kujdestarisë, për fëmijët e çiftit Avdyli. Gjyqtarët Mimoza Kajo dhe Medi Bici kanë dëgjuar edhe sot pretendimet e vëllait të Dritan Avdylit si dhe shkresat e përfaqësuesit të këshillit të kujdestarisë, që ka vendosur që Endri dhe Sibora të qëndrojnë me kohë të barabartë tek gjyshërit nga nëna dhe babi.
Përfaqësuesi i këshillit të kujdestarisë Avdyl Xhaja dhe avokati i Dritan Avdylit, Hysni Beti, kanë replikuar brenda, por dhe jashtë sallës së gjyqit për vendimin mbi dy fëmijët e çiftit Avdyli. Ndërkohë gjyshërit Sokoli janë kthyer edhe sot në shtëpi duar bosh për të pritur të premten vendimin për dy fëmijët e vajzës së tyre të vrarë./tvklan.al