Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, bisedoi me familjarët e Florenc Beqiraj, u shprehu ngushëllimet e Presidentit Meta e njëkohësisht u bëri me dije mbi interesimin e tij për sqarimin e rrethanave që çuan në humbjen e jetës së Florencit.
Zëdhënësi informon se Presidenti Meta bisedoi me Ambasadorin e Shqipërisë në Francë për të mundësuar sjelljen e trupit të tij të pajetë në Shqipëri në një kohë sa më të shpejtë./tvklan.al