Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Tashmë tabelat orientuese në superstradën Gjirokastër-Kakavijë krahas gjuhës shqipe janë të shkruara edhe në gjuhën greke. Kështu i është dhënë një përgjigje këtij problemi të krijuar nga minoriteti grek në jug të vendit. Por në të gjithë gjatësinë prej 23 km të kësaj superstrade, janë vendosur të gjitha tabelat sinjalizuese në gjuhën shqipe, ndërsa tabelat në gjuhën greke janë vendosur vetëm në hyrje të rrugëve dytësore, të cilat të çojnë drejt fshatrave të minoritetit grek.

Vetëm pak kohë më parë, minoriteti grek në jug të vendit, i përkrahur dhe nga dega e PBDNJ kërcënuan me bllokimin e kësaj superstrade për mungesën e tabelave në gjuhën greke. Gjithsesi tashmë ky problem mund të quhet i zgjidhur./tvklan.al