Goditen me sende të forta një 30-vjeçar
Janë vetëdorëzuar në polici 4 personat që disa ditë më parë dhunuan me mjete të forta 30-vjeçarin Ramadan Hasani në ambientet e një lavazhi në Korçë.
Policia bën të ditur se Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura janë vetëdorëzuar pas negociatave të kryera nga forcat e Policisë me familjarët e tyre.
Blutë e Korçës bëjnë të ditur gjithashtu se këta shtetas më 22 Mars, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë tentuar ta vrisnin me mjete të forta 30-vjeçarin, i cili ndodhet ende për mjekim në spital.
Tv Klan