Prej më shumë se një jave, situata e krijuar për shkak të përmbytjeve në Qarkun e Shkodrës vijon të jetë tejet e rënduar. Kjo mund të dallohet fare lehtë edhe në këto pamje të përcjella në redaksinë e

tvklan.al

, në rubrikën “

Kallëzo

” nga qytetarët.

Pamjet janë filmuar në zonën e quajtur Mali i Jushit, në Bushat. Gjithçka është mbuluar nga uji dhe kalimi mund të bëhet vetëm me mjete lundruese.

Të njëjtin fat kanë pasur edhe banesat, të cilat janë mbushur nga uji duke dëmtuar orenditë shtëpiake e duke e bërë të pamundur jetesën në to.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 5 mijë hektarë tokë ndodhen nën ujë ndërsa numërohen rreth 400 shtëpi të përmbytura. Forcat e Armatosura vazhdojnë operacionet e ndihmës për banorët, me mbi 200 forca dhe dhjetëra mjete në terren.

/tvklan.al