Gazetarja: “Askush në Tiranë nuk di të të thotë se sa është numri i përdoruesëve të drogës dhe sa prej tyre kanë hyrë në gjendje kritike të intoksikimit. Një ditë më parë këtu u gjet kufoma e një të riu, i cili ishte dhe babai i dy fëmijëve. Fati i tij tragjik ishte që në rrënojat e këtij ish-kopshti të gjente vdekjen, pikërisht pas një injektimi heroine.”

Në pak ditë në Tiranë janë gjetur tre trupa të rinj pa jetë, viktima të drogës. Dy nga viktimat janë trajtuar pranë komunitetit “Emanuel”, e vetmja qendër për trajtime dhe terapi për të droguarit.

“ Dhe këto dy raste nuk e kanë çuar deri në fund trajtimin terapeutik që u është këshilluar. Për këtë unë doja të shpjegoja që rajtimi terapeutik duhet të zgjasë në kohë. Nuk mjaftojnë edhe dy vjet, por për fat të keq janë të rinj dhe nuk dëgjojnë dhe nuk i qëndrojnë deri në fund besnik këtij trajtimi dhe trajtimi nuk përfundon me kurën psiko-pedagogjike në komunitet, por duhet të vazhdojë dhe jashtë duke mbajtur lidhjet e vazhdueshme me komunitetin duke treguar kujdes dhe këtu shoqeria duke i gjetur një ambient të favorshëm, të pastër. Nuk është e mundur që këta të rinj të kenë qenë vetëm edhe në aktin e drogimit. Fakti që janë gjetur dia shiringa, disa letra, tregon që ata kanë qenë me shokë dhe asnjëri prej tyre nuk e ka pasur kurajon civile të njoftojë të paktën urgjencën, ambulancën, nuk po themi për policinë apo familjen të paktën.”

Të rinjtë shqiptarë i bën të rrezikuar dhe lulëzimi i tregut të shpërndarësve madje dhe çmimi i ulët i një malli që me sa duket në vendin tonë hyn dhe del me lehtësi.

“Kohët e fundit kemi pasur një superprodhim të heroinës që vjen nga Afganistani dhe ka mbushur tregjet ilegale të të gjithë Evropës dhe të Shqipërisë dhe këtu duhet të përqëndrohet vëmendja. Më rezulton që çmimi i drogës është shumë i ulët dhe kjo do të thotë se është shumë e thjeshtë që të arrijë. Kjo drogë është shumë e pastër dhe prandaj ka këtë efket të tillë. Një thirrje tjetër dua t’i bëj edhe njëherë familjarëve të këtyre të rinjve toksikomanë, të cilët shpeshherë u blejnë drogë fëmijëve me pretekstin se mos dalin jashtë dhe vjedhin apo se mos kryejnë ndonjë akt kriminal. Unë do t’ju lutesha të mos e bënin një gjë të tillë, spese, sa herë që të ketë drogën pranë, vdekja është gjjithmonë pranë dhe do të ishte e tmerrshem që një i ri të vdesë me paratë që unë si prind i jap apo me tolerancën që unë si prind i bëj.” /tvklan.al