Mbi 100 raste brenda 24 orëve paraqiten në pediatrinë e Spitalit të Lushnjes. Megjithatë, sipas mjekëve në këto ditë të fundit të shkurtit situata paraqitet më e qetë.

“Ky fund muaji duket më i qetë. Megjithatë në asnjë rast nuk duhet neglizhuar nëse simptomat janë tipike gripale dhe gjendja e përgjithshme e fëmijës nuk është e mirë”, tha Nirda Gega.

U bëhet apel prindërve që fëmijët e tyre mos t’i dërgojnë menjëherë në spital, por të kontaktojnë me mjekun e familjes.

“Kontakti i parë duhet të jetë mjeku i familjes. Pasi ke marrë kontaktin e mjekut të familjes dhe fëmija vazhdon në të njëjtën gjendje apo në gjendje më të rënduar patjetër që duhet drejtuar drejt spitalit. Jo çdo bllokim hundësh është për t’u paraqitur në spital, jo çdo temperaturë është për t’u paraqitur në spital”, tha Gega.

Bluzat e bardha në Lushnje thonë se piku i virozave ishte në mesin e Janarit kur numri i të vegjëlve të shtruar arriti deri në 82 brenda 24 orëve.

Rastet më të rënda janë dërguar për trajtim më të specializuar në Tiranë.

Klan News