Policia Kufitare e Vlorës ka sekuestruar një skaf si dhe ka nisur procedimin penal ndaj pronarit të mjetit Dh.B., 33 vjeç banues në Vlorë.
Policia ka filluar procedimin penal ndaj këtij shtetasi pasi më datë 05.07.2017, rreth orës 10:20, në grykëderdhjen e lumit Vjosë, është konstatuar në anë te detit një mjet lundrues tip skaf plastik, pa mbishkrime, me gjatësi 8 m dhe gjerësi 2.8 m, me një motor të markës “Yamaha”, në zotërim të Dh.B., i cili ka rezultuar se ka ndryshuar vendndodhjen.
Për shkak të pamundësisë së këqyrjes në vendin e ngjarjes, mjeti u shoqërua për në pikën e bllokimit të mjeteve lundruese në SPKM Triport, Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale (neni 25) “Ndryshimi ose falsifikimi i karakteristikave të mjetit lundrues” (neni 29, pika 1) “Zhvendosja ose përdorimi i mjetit pa autorizim” i ligjit nr.8663, datë 18.09.2000 “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20NT”, në ngarkim Dh.B./tvklan.al