Këto janë pamjet e vjedhjes së rreth 1.5 milionë lekëve nga kasaforta e një marketi në rrugën e Dibrës në kryeqytet, ngjarje kjo e regjistruar më 21 tetor.
Për këtë vjedhje policia ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar, Rei Sylaj dhe Artur Pashkaj, përkatësisht 21 dhe 36 vjeç.
Në pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë së biznesit, shihet një nga autorët me kapuç në kokë teksa merr paratë nga kasaforta.
Pasi fut në një qese shumën prej 1.5 milionë lekësh ai largohet qetësisht, teksa bashkëpunëtori i tij e priste në derën e pasme të marketit, nga ku dhe arritën të futeshin.
Ndonëse janë munduar të maskohen për të mos u identifikuar, pamjet e kamerave të sigurisë dhe provat e lëna në vendngjarje çuan në identifikimin e tyre.
Pas arrestimit të tyre policia gjeti një pjesë të parave të vjedhura në market, si dhe një pistoletë të groposur në shtëpinë e një prej autorëve.
Tv Klan