Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen prezantoi këtë të martë pjesëtarët e kabinetit të saj të ri, pasi u zgjodh për të dytën herë në Korrik në krye të ekzekutivit të unionit.
Kabineti i ri ka aq anëtarë, përfshirë edhe vetë presidenten, sa për të përfaqësuar të gjitha vendet anëtare, 27 të tillë.
Hungarezi Oliver Varheji largohet nga punët e zgjerimit dhe në krye të këtij komisioni emërohet Marta Kos.
59-vjeçarja nga Sllovenia ka një karrierë të gjatë politike, diplomatike dhe në gazetari. Së fundi, ajo ka qenë ambasadore në Zvicër dhe Lihtenshtejn, më herët në Gjermani dhe Letoni.
Mes komisionerëve të rinj, spikat edhe Kaja Kallas, ish-kryeministrja e Estonisë e cila merr postin e Xhozef Borrellit, si përfaqësuese e lartë për politikën e jashtme të unionit.
Ukraina pritet të jetë në fokusin e misionit të saj si pjesë e ekzekutivit europian. 47-vjeçarja mbahet mend për deklaratat e saj sfiduese të Shkurtit, kur tha se nuk ishte për t’u përjashtuar edhe mundësia e dërgimit të trupave ushtarake tokësore nga vendet e NATO-s në ndihmë të Ukrainës.
Është krijuar edhe një zyrë e re në krye për Mesdheun, ku komisionere është propozuar politikania kroatja Dubravka Shuica.
Kjo zyrë është përgjegjëse kryesisht për përafrimin ekonomik të vendeve të Mesdheut, përfshirë Ballkanin Perëndimor me Bashkimin Europian.
Tv Klan