Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ditën e sotme me 76 vota pro një vendim që zgjat vlefshmërinë e kartave të identitetit dhe pasaportave të skaduara, për qytetarët që do të votojnë nga jashtë vendit.
Ky vendim vjen si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar procesin e votimit për emigrantët shqiptarë, duke iu dhënë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 Majit pavarësisht dokumenteve të skaduara.

Nga ky vendim përfitojnë 520 mijë qytetarë shqiptarë./tvklan.al