Kjo është 40-vjeçarja Enkelejda Danaj nga Vlora që dyshohet se mëngjesin e kësaj të enjte u vra me thikë nga bashkëshorti i saj Eduard Danaj.

Ajo u gjet e pajetë nga kalimtarë të rastit në rrugë në një lagje në periferi të Athinës, ndërsa nga kqyrja e trupit kishte marrë disa plagë në bark, çka solli vdekjen e menjëhershme.

Dëshmitarët e rastit deklaruan për mediat greke se kishin dëgjuar vetëm thirrjet e 40-vjeçares për ndihmë, ndërsa nuk kishin arritur ta shikonin autorin.

Nga hetimet paraprake për të shkuarën e saj, 40-vjeçarja mësohet se ka bërë të paktën 3 denoncime në polici për dhunë në familje nga bashkëshorti i saj, më i fundit prej të cilëve mban datën 7 Maj të 2024.

Këto janë pikërisht momentet e konflikteve të mëparshme të publikuara nga mediat greke mes Enkelejda dhe Eduard Danajt në një parkim makinash. Bashkëshorti vrasës do të dilte pikërisht të premten në gjyq për denoncimin e bërë për dhunimin nga bashkëshortja pikërisht ditën e Pashkëve më 7 Maj.

Policia greke bëri të ditur se pas disa orësh kërkimi arrestoi bashkëshortin Eduard Danaj, i cili ishte arratisur pas ngjarjes. Ai u gjet i fshehur në një pallat të braktisur në zonën e Filit.

Tv Klan