Beqarët më “hot” janë në kërkim të dashurisë në “Love Island Albania” që transmetohet në Tv Klan, por si i sheh gazetarja Dasara Karaiskaj, çiftet e krijuara deri më tani?
E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, gazetarja Dasara Karaiskaj beson se po lind dashuria mes Xhoanës dhe Arlindit, ndërsa për të preferuarën e saj, gazetarja ka veçuar Amadean.
Dasara Karaiskaj: Xhoana me Arlindin janë një çift shumë interesant. Xhoana ka filluar që t’i shprehë ndjenjat që nuk është më vetëm një çështje pëlqimi me Arlindin, por ka filluar që të bjerë në dashuri me të dhe për rrjedhojë, kanë filluar dhe ato xhelozirat e vogla. Mendoj që ata janë me fat të vendosur në kushtet e duhura për të krijuar histori dashurie. Ilda me Stivin i kam ndjekur pak, nuk jam përqëndruar shumë tek ato si çift. Amadea me Aleksandrosin, të cilët janë vendosur bashkë. Amadea është për mua vajza e preferuar e këtij “Love Island”, është e çiltër, shumë simpatike, shumë e bukur në fytyrë, tregon imazhin e vajzës së kulluar shqiptare. Është krijuar situata ku Aleksandrosi është shumë më i bukur dhe më i ëmbël kur e shikon, ndërsa Haris jo, por ja që krijohen ato situatat… Iris me Everaldon është djalë më… Ti më pyet për çifte, por është ende herët. Formati e kërkon që kush do të jetë çifti në fund që do të fitojë dhe më pas dhe 50 mijë Eurot. Gleni është i këndshëm, duket djali tipik që nuk ka lidhje me mentalitetin shqiptar, kurse Artemisi duket se i shkon pas fijes në mënyrën se si ai është i veçantë dhe i çuditshëm. Sofiela me Salionin, të dy duket se ishin pak si të pavendosur, por duket se dy të pavendosur bashkë, tani i kanë vendosur të gjitha.
Episodet ditore të Love Island Albania transmetohen çdo ditë në orën 18:20 në Tv Klan.
/tvklan.al