578 fidanë kanabisi janë zbuluar në një ndërtesë publike të braktisur prej vitesh në fshatin Dush të Vaut të Dejës.
Lënda narkotike ishte kultivuar përmes llambave në kubikë dhe vazo. 103 llamba dhe pajisje të tjera elektrike u sekuestruan nga policia pas finalizimit të aksionit.
Policia arrestoi elektricistin e zonës së OSHEE, F.M. 62 vjeç nga Laçi, si dhe procedoi në gjendje të lirë dy elektriçistë të tjerë pjesë e grupit të punës së OSHEE që mbulon zonën. Ata akuzohen për shpërdorim detyre, kultivim i bimëve narkotike dhe vjedhje e energjisë elektrike.
Ndërkohë hetimet vijojnë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
/tvklan.al