Komisioni Rregullator pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk ka miratuar afatet procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkinë Himarë. 3 anëtarë të këtij komisioni votuan pro, ndërsa 2 të tjerët votuan kundër.

Por në bazë të ligjit çdo vendim duhet të merret me të paktën 4 vota. Pas këtij qëndrimi në parim, kryetarja nuk e çoi në votimin nen për nen.

Sipas dekretit të Presidentit Bajram Begaj këto zgjedhje do të zhvillohen më datë 4 Gusht 2024, por ky vendim u kundërshtua nga dy anëtarët e opozitës.

Sipas projektvendimit të publikuar nga KQZ për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryebashkiakun e Himarës, fushata elektorale do të hapej më datë 26 Korrik. Gjithashtu ishin vendosur dhe afatet për regjistrimin e partive dhe kandidatëve.

Klan News