Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ambasada Amerikane në Tiranë po zhvillon një operacion për ta filluar shumë shpejt punën me kapacitet të plotë. Numri një i shtëtit Amerikan Ambasadori Amerikan në Tiranë, Zhozef Limpreht ka rrefyer sot për revistën “Klan” marrëdhëniet e tij me Nanon, Berishën, Metën dhe qëndrimet ndaj Qeverisë e opozitës. Limpreht shprehet se ngjarjet e vitit 97 dhe Shtatorit 98, si dhe kërcënimet për sulme terroriste ndaj Ambasadës Amerikane kanë çuar në vendimin për të reduktuar personelin.
Shqiptarët nuk duhet të harrojnë se sistemi Amerikan është i tillë, pasi ndodh një reduktim personeli është mjaft e vështirë të kthehet aty ku ishte. Ne po punojmë ngushtë me Qeverinë Shqiptare për të zgjidhur problemin e rendit dhe sigurisë theksoi Limpreht.
I pyetur nëse zyrtarët amerikanë kanë patur preferenca mes kandidatëve në kohën kur në PD dhe në PS zhvilloheshin fushatat e zgjedhjeve, ambasadori amerikan Limpreht shprehet se interesi amerikan nuk qëndron në individët por në politikat. SHBA do të punojnë me çdo qeveri nëse ka si prioritete ato çështje që shqetësojnë të dy palët, problemet e rendit publik, korrupsionit, kontrabandës, stabilitetin politik dhe atë ekonomik.
Letra e Presidentit Amerikan Klintoni per Kryeministrin Meta qe nje mbeshtetje e forte dhe e hapur per kete vendim te drejte te Metes. I pyetur për marrdhëniet me dy njerëzit më të fuqishëm të politikës shqiptare Nano e Berisha, Limpreht shprehet se Berishën e ka takuar përpara Nanos sepse ai ishte kryetari i PD. Limpreht shprehet se është për procese demokratike brenda partive.
Për marrëdhëniet me kryesocialistin Nano ambasadori Limpeht thotë se Fatos Nano është një njeri me plot ide të dobishme për të ardhmen e Shqipërisë. Pas zhvillimeve të fundit Nano e ka bërë të qartë se mbështet Metën sidomos në problemet e rendit dhe të luftës kundër korrupsionit. Kjo është shumë e rëndësishme përfundoi intervistën për Tv Klan ambasadori amerikan Josef Limpreht./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame