Shkëmbimi i informacionit mes komisariateve dhe drejtorive policore me qëndrën dhe Ministrinë e Rendit është një nga kërkesat më emergjente të policisë Shqiptare duke qënë e efektshme për luftën kundër krimit të organizuar. Bashkimi Europian, qeveria Amerikane dhe ajo italiane po japin mbështetje për futjen e sistemit me teknologji të lartë për shkëmbimin e informacionit. Përfaqësuesit e këtyre strukturave kanë mbledhur në një seminar trajnues 3 ditor në Tirane krerë të policisë nga të gjithë rrethet e vëndit.
Projekti për këtë zhvillim ka nisur rreth 6 muaj më parë për vendosjen e infrastrukturës bazë në policinë e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës. Deri në perfundim të tijë do të shpenzohen 10 milion dollarë në një periudhë kohore prej 3 vjetësh. Rezultatet priten të ndihen vitin e ardhshëm sipas përfaqesuesve të policisë Shqiptare, më pas do të vijohet me përmirësimin e sistemit të kontrrollit kufitar. Këtij qëllimi do ti shërbejë një strategji që përfshinë tre pikat kryesore që lidhin Shqipërinë me botën, aeroportin e Rinasit, portin e Durrësit dhe atë të Vlorës. /tvklan.al