Dy gra u vunë në pranga nga policia e Vlorës. Uniformat blu thanë se goditën një rast të shfrytëzimit të prostitucionit.
Si rezultat i operacionit të koduar “Midnight”, u vunë në pranga një 41-vjeçare dhe një 39-vjeçare.
Nga hetimet u zbulua se 41-vjeçarja sfrytëzonte 39-vjeçaren për prostitucion kundrejt pagesës.
Ajo kishte marrë një lokal nën administrim në Vlorë dhe klientë ishin persona që frekuentonin lokalin.
“Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetases E. K., i është gjetur dhe sekuestruar një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga ky aktivitet kriminal, si dhe një dozë lëndë narkotike, e dyshuar kokainë”, njoftoi policia./tvklan.al