
TV KLAN SHA, NUIS: J71413001L ; Rr “Aleksander Moisiu”, Nr. 97, Tirane. VKR: 1.447.121.617 leke
KODI I SJELLJES1
I
TV KLAN SHA
SI OFRUES SHERBIMI MEDIATIK AUDIOVIZIV
Neni 1
Qellimi
Kodi Sjelljes i TV Klan SHA si Ofrues Sherbimi Mediatik Audioviziv (OSHMA) perfaqeson teresine e atyre
normave dhe parimeve qe zbatohen dhe udheheqin veprimtarine e TV Klan si OSHMA, qe percaktojne standardet dhe praktikat qe respektohen nga kjo e fundit gjate ofrimit te sherbimeve mediatike audiovizive. Kodi Sjelljes vendos rregulla sjelljeje per te punesuarit e TV Klan, per te garantuar zbatimin e kerkesave etike dhe profesionale ne ushtrimin e detyres, duke patur si objektiv rritjen e cilesise, pergjegjshmerise dhe larmishmersie se programeve audiovizive,si edhe zbatimin e detyrimeve te percaktuara ne legjislacionin ne fuqi per median audiovizive.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Kodi Sjelljes percakton rregullat, standardet dhe parimet etike qe duhet te ndjekin te gjithe te punesuarit e shoqerise TV Klan, te angazhuar ne prodhimin e programeve te TV Klan dhe ne te gjitha sherbimet mbeshtetese, per te siguruar profesionalizem dhe pergjegjshmerine ne permbushje te detyrimeve ligjore dhe ne garantimin e lirise se shprehjes.
Neni 3
Parime te pergjithshme
Te punesuarit e TV Klan, duhet t’ u permbahen dhe te permbushin detyren e tyre ne pajtim me keto parime:
- Parimi i ligjshmerise: Te punesuarit e TV Klan ushtrojne detyren duke zbatuar ligjin dhe aktet nenligjore ne
fuqi, si edhe aktet e tjera te miratuara ne shoqeri. - Parimi i objektivitetit: Te punesuarit e TV Klan ushtrojne detyren me objektivitet dhe integritet e pavaresi profesionale. Ne çdo rast duhet te ruhen standartet per verifikimin dhe paraqitjen e informacionit te sakte dhe kur eshte e mundur, burimet e informacionit duhet te jene te qarta dhe te mund te verifikohen sipas ligjit.
- Parimi i gjithperfshirjes: Gjate ofrimit te sherbimeve mediatike audiovizive duhet te reflektohet diversiteti i shoqerise, duke perfshire grupe te ndryshme etnike, fetare, gjinore dhe sociale. Çdo forme diskriminimi, stereotipi, gjuhe urrejtjeje duhet te shmanget, me qellim qe te promovohet mirekuptimi dhe respektimi i dinjitetit te njeriut, te drejtat dhe lirite themelore te individeve ne perputhje me legjislacionin ne fuqi.
- Parimi i parandalimit dhe shmangies se konfliktit te interesave: Te punesuarit e TV Klan duhet te parandalojne dhe shmangin ne çdo rast ushtrimin e detyres ne kushtet e konfliktit te interesit, duke evituar rastet e veprimtarise ne rastet ku interesat private bien ndesh me permbushjen e interesit publik apo interesave te shoqerise TV Klan.
- Parimi i respektimit te normave te sjelljes qytetare: Te punesuarit e TV Klan gjate ushtrimit te detyres nevojitet te bejne kujdes sjellja e tyre ne marredheniet me qytetaret, subjektet e interesuara dhe institucionet me te cilat bashkepunojne te jete korrekte dhe etike, me qellim qe te ruajne dhe te shtojne besimin publik ne ndershmerine, paanshmerine dhe efektivitetin e medias.
1Miratuar ne zbatim te ligjit 97/2013 “Per mediat audiovizive ne Republiken e Shqiperise” ( i ndryshuar) neni 30/2; 42 pika
Neni 4
Ushtrimi i detyres
- Te punesuarit e TV Klan dhe bashkepunetoret gjate ushtrimit te detyres nevojitet te bejne kujdes qe sjellja e tyre ne marredheniet me qytetaret, subjektet e interesuara dhe institucionet me te cilat bashkepunojne te jete korrekte dhe etike, me qellim qe te ruajne dhe te shtojne besimin publik ne ndershmerine, paanshmerine dhe efektivitetin e medias. Ne raport me njeri – tjetrin, duhet te sillen me qytetari e miresjellje dhe duhet te respektojne punen e njeri-tjetrit, duke bashkepunuar ne menyre qe te rrisin efikasitetin dhe cilesine ne pune.
- Gjate ushtrimit te detyrave duhet te sigurohen qe permbajtja e materialeve te krijuara/realizuara si pjese e programeve audiovizive:
a) te paraqese informacionet ne nje menyre te vertete, te paanshme dhe objektive;
b) te siguroje qe trajtimi i ngjarjeve, perfshire çeshtjet, qe jane tema te debatit publik, te jete i drejte per gjitha subjektet e interesuara ne keto çeshtje dhe te paraqitet ne menyre te vertete dhe te paanshme;
c) t’i kushtoje hapesiren e nevojshme ne transmetim çeshtjeve te aktualitetit;
ç) te mos cenoje dinjitetin dhe te drejtat themelore te njeriut;
d) te respektoje rregullat e etikes dhe moralit publik dhe te mos nxisin vepra penale;
dh) te mos cenoje te drejten e fshehtesise se jetes private te individit ne çdo program;
e) te mos transmetoje programe pornografike pa siguruar mbrojtjen e femijeve;
e) te respektoje te drejtat e autorit, ne perputhje me legjislacionin ne fuqi;
f) te siguroje mbrojtjen e te drejtave te konsumatorit;
g) ne rastet kur perfshihen te mituri te sigurohen qe ata te mos shfaqen ne permbajtje qe mund te cenojne sigurine, privatesine dhe mireqenien e tyre - Vemendje dhe kujdes i veçante duhet t’i kushtohet ndikimit te mundshem te permbajtjes tek te miturit, ne menyre qe te mos demtojne zhvillimin fizik, mendor dhe moral te tyre. Ne rast te programeve te tilla duhet te sigurohet zgjedhja e orarit te pershtatshem te transmetimit dhe/ose marrja e masave te tjera teknike sipas percaktimeve ligjore ne fuqi.
Neni 5
Mbrojtja e te miturve ne komunikimet tregtare
- Ndalohet çdo forme reklame e pijeve alkoolike, pijeve energjike dhe pijeve te gazuara qe permbajne sheqer te shtuar, qe u drejtohet te miturve.
- Ndalohet transmetimi i publicitetit per pijet alkoolike, pijet energjike dhe pijet e gazuara qe permbajne sheqer te shtuar ne brendesi te nje programi qe i drejtohet te miturve, si dhe 60 minuta para dhe pas tij.
- Komunikimet me natyre tregtare per pijet alkoolike nuk lejohet t’u drejtohen veçanerisht te miturve dhe duhet te shmanget ndjekja e tyre nga te miturit, si edhe nuk duhet te nxitet perdorimi i tepruar i tyre per te rriturit.
- Kujdes i veçante duhet patur dhe ne komunikimet tregtare qe perfshihen ne programet per te mitur, per te shmangur reklamimin apo vendosjen e produkteve qe jane tej normave te lejuara per nje diete ushqimore te shendetshme per keta te fundit, veçanerisht ato me permbajtje te larte yndyre, acide yndyrore, kripe, sode e sheqeri dhe ne asnje rast nuk duhet te theksohen cilesite pozitive te aspekteve ushqyese te ketyre produkteve.
Neni 6
Parandalimi i veprimeve korruptive
- Te punesuarit ne TV Klan, gjate ushtrimit te detyres jane te detyruar te marrin çdo mase te nevojshme per te evituar veprime korruptive ne veprimtarine e shoqerise.
- Çdo i punesuar i cili vihet ne dijeni per veprime ose praktika te dyshuara te korrupsionit, gjate punes ose ne lidhje me veprimtarine e tij te punes prane shoqerise, ka te drejte te sinjalizoje kete fakt te njesia pergjegjese brenda shoqerise ose ne organet kompetente sipas rastit.
Neni 7
Marredheniet me pale te treta
Te punesuarit e TV Klan gjate ushtrimit te detyres:
- Respektojne parimin e barazise, duke perjashtuar sjellje diskriminuese ndaj individeve dhe subjekteve te interesuara, pa u ndikuar nga perkatesite politike, fetare, gjinia, gjendja shendetesore, ekonomike dhe familjare.
- Prezantohen me funksionin qe ata kryejne dhe mbajne qendrimin e shoqerise TV Klan per çeshtje qe lidhen me ushtrimin e detyres apo interesat e saj.
Neni 8
Ruajtja e konfidencialitetit
- Punonjesit e TV Klan nuk duhet te bejne publike informacione qe lidhen me ushtrimin e detyres, pa miratimin e TV Klan dhe ne asnje rast nuk japin informacion te rreme.
- Ata nuk duhet te perdorin apo t’u bejne te ditur personave te tjere çdo lloj informacioni konfidencial apo te dhena konfidenciale apo te nje natyre sekrete ne lidhje me aktivitetin e biznesit te TV Klan dhe qe i behet i ditur apo per te cilin merr njohuri gjate apo ne lidhje me kryerjen e punes nga çdo lloj burimi i TV Klan, ne menyre te veçante informacion teknik, know-how, çeshtje financiare, sherbime dhe produkte te reja, plane, politika marketingu apo
shitje, politika caktimi çmimesh, si dhe informacion ne lidhje me personelin/stafin e TV Klan. - Punemarresi duhet te ruaje korrektesisht dhe rigorozisht sekretet e punes si gjate, ashtu edhe pas perfundimit te marredhenies se punes, ne lidhje me sekrete dhe dije/njohuri qe kane te bejne me veprimtarine e Punedhenesit, te cilat Punemarresi i ka perfituar gjate marredhenies se punes.
Neni 9
Zbatimi i detyrimeve dhe sanksionet
- Dispozitat e Kodit te sjelljes jane te detyrueshme per te gjithe te punesuarit ne TV Klan.
- Mosnjohja e Kodit nuk perjashton askend nga pergjegjesia, ndaj çdo i punesuar eshte i detyruar t`i drejtohet drejtuesit/eprorit te drejteperdrejte per ndihme dhe keshillim ne çdo rast paqartesie apo dyshimi ne respektimin e detyrimeve qe rrjedhin nga ky kod.
- Shkelja e dipozitave te percaktuara ne kete Kod eshte e ndaluar dhe ndeshkohet sipas procedurave “Per masat disiplinore” ne shoqerine TV Klan.