RRETH NESH
Televizioni Klan është kanali televiziv privat më i madh në Shqipëri
I themeluar që në vitin 1997, Televizioni Klan u licencua nga Këshilli Kombëtar i Radios dhe i Televizionit (KKRT), si kanali i parë kombëtar privat në territorin e Shqipërisë, në vitin 2001.
Televizioni Klan mbulon rreth 80% të territorit të Shqipërisë, që do të thotë rreth 90% të popullsisë së vendit. Televizioni Klan është në transmetim në platformën digjitale tokësore me kanalet Klan HD, Klan Plus, Klan Music dheKlan News.
Televizioni Klan është edhe në transmetim satelitorë 24 orë, në satelit në të gjithë Europën nëpërmjet Digitalb, njëkohësisht edhe në SHBA dhe Kanada.
Nga data 4 Mars 2012, Televizioni Kombëtar Klan është televizioni i parë në Shqipëri, Ballkan dhe Europën Juglindore, që filloi transmetimet në High Definition, standardi më i lartë i transmetimit televiziv në botë.
Klan HD, 24 orë në HD, i pari televizion në Rajon me teknologjinë e cilësisë maksimale në transmetimet televizive.
Rekord në prodhimtari, staf profesionistësh, teknologji e lartë, prodhime dhe blerje të suksesshme, programe për të gjithë target-moshat, e bëjnë Televizioni Klan, të jetë ekrani më i dashur i të gjithë shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë.
Televizioni Klan ka në dispozicion të prodhimit të tij 12 studio televizive, të pajisura me teknologjinë bashkëkohore. Tre prej këtyre studiove janë të përmasave gjigande, në të cilat realizohen spektaklet më të mëdha televizive.
Përveç tre regjive qendrore, të cilat janë të instaluara në ambientet e Televizioni Klan, në ndihmë të realizimit të një game më të gjerë prodhimesh, si edhe mbulimesh të aktiviteteve të ndryshme live, janë edhe disa regji lëvizëse të pajisura më së miri, përkatësisht Studio Levizëse Nr. 1/2/3/4/5, si dhe dy studio lëvizëse në HD.
Që nga viti 2007, Televizioni Klan është i pari dhe i vetmi që ka në pronësi një studio transmetimi Satelitore Lëvizëse-SNG (Signal News Gathering), duke sjellë në ekran live, gjithçka ndodh nga çdo cep i Shqipërisë dhe jashtë saj. SNG e Televizioni Klan shërben edhe për transmetime satelitore të gazetarëve të huaj, për raportet e tyre të përgatitura në Shqipëri.
Më datë 4 Mars 2012 inaugurohet studio më e re dhe teatri i vetëm në Shqipëri dhe Rajon, i pagëzuar si “Teatri i RTV Klan”. Teknologjia më e fundit dhe rikontruksioni i plotë i studios, solli studion televizive më të madhe dhe më high tech në tregun televiziv në Shqipëri.
Teatri u kurua nga mjeshtrat italianë të skenografisë dhe ndriçimit, Gaetano Castelli dhe Marcello Jazzeti, duke u shndërruar teatri i vetëm me teknologjinë më të fundit botërore.
Në këtë teatër janë prodhuar spektakle dhe patenta ndërkombëtare dhe programe nga vetë Televizioni Klan, si: “X Factor Albania”, “Gjeniu i Vogël”, “Your Face Sounds Familiar”, “Dance With Me”, “Kënga ime”, “Xing me Ermalin”, “Ne kurthin e Piter Pan”, “Love Island Albania”, etj.
Tv Klan i pari në shikueshmëri
Prej vitesh Tv Klan renditet i pari në shikueshmëri, si televizioni më i ndjekur në tregun televiziv në Shqipëri, me një mesatare ditore 30%-35% share dhe duke arritur pikun e audiencës në programe të caktuara, deri në 80%.
Klan Lajme
Lajmet në Klan, një prioritet për profesionalizëm, paanshmëri dhe saktësi.
Të gjejmë çdo çast lajmin është profesioni ynë. Ne jemi kudo, për të sjellë tek ju gjithçka ndodh, me entuziazmin e gazetarëve profesionistë.
Politika, Aktualiteti, Ekonomia, Kultura dhe Sporti vijnë në ekranin tonë me qëllimin e vetëm, objektivitetin dhe të vërtetën. Me gazetarët anchorman/woman më të mirë: Reis Çiço, Anjola Hamzaj dhe Redi Prifti. Departamenti i lajmeve në Tv Klan drejtohet me profesionalizëm nga Eduart Frangaj.
Klani Im
Tv Klan është i pari televizion në Shqipëri që ka zhvilluar një aplikacion që transmeton Live 24 orë të gjithë programin e Tv Klan, si dhe një platformë OTT, për më shumë se 27 kanale televizive shqiptare.
Klan News
Më 31 Janar 2021, Tv Klan hap kanalin e katërt, përveç Tv Klan, Klan Plus dhe Klan Music. Një kanal informativ 24 orë, me gazetarët më të mirë profesionistë, me disa edicione informative. Një televizion më vete, duke ofruar për publikun atë se çfarë ndodh në vend, rajon dhe botë.
Programe
Televizioni Klan është televizioni me rekord në prodhimtari. Është i vetmi televizion në Shqipëri me personelin më të kualifikuar, duke qenë i vetmi televizion që garanton cilësi të lartë transmetimi dhe i vetmi që është Media Partner, për organizime dhe transmetime live, nga çdo cep i Shqipërisë.
Autorët, prezantuesit dhe producentët më të mirë shqiptarë dhe ato të huaj kanë zgjedhur gjithmonë Televizionin Klan, për të prodhuar ose transmetuar prodhimet e tyre artistike.
Përmendim transmetime live nga sheshi “Skënderbej” i koncertit të madh të ndërrimit të viteve, festivalin “Kënga Magjike”, “Miss & Mister Albania”, “Miss Shqipëria”, “Miss Globe International”, “Inva Mula në Butrint”, koncertin madhështor të grupit kosovar “Elita 5”, direkt nga sheshi “Skënderbej”, koncertin e grupit legjendar “Scorpions”, direkt nga stadiumi “Selman Stermasi”, koncertin e kantautorit me famë botërore “Goran Bregoviç”, direkt nga Pallati i Kongreseve, koncertin recital të Ardit Gjebreas “Ja ku jam”, blerjen dhe realizimin e Talent Show më të famshëm në të gjithë botën “X Factor Albania”, “Your Face Sounds Familiar”, “Dance With Me”.
Mbulim dhe koment maratonë të të gjitha zgjedhjeve elektorale në Shqipëri, që nga viti 2001, si dhe transmetimi ekskluziv satelitor maratonë i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës (Shkurt 2008), direkt nga Prishtina.
Realizimi i koncertit madhështor“Rrugëtimi i Kombit”, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Programet e Tv Klan (Sezonet 2022-2023)
Nën logon e Klan, publiku informohet, argëtohet dhe edukohet nga programet më të mira në tregun televiziv shqiptar, të sjella në ekran nga emra të famshëm dhe të suksesshëm, si Blendi Fevziu, gazetari autor i emisionit politik më të ndjekur.
“Opinion” Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare nga Blendi Fevziu. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio.
“E Diela Shqiptare” nga Ardit Gjebrea prej vitit 2008 në Tv Klan. Programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare, vjen çdo të diel. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 7 orësh transmetim live. Struktura e programit: “Ka një mesazh për ty”, “Udha e shkronjave”, “Të panjohurit”, “Kujdes shëndetin”, “Telebingo shqiptare”, “Shihemi në gjyq”, “Power Kids”, etj. Ndërsa që prej vitit 2003, bashkëprodhon me Klan festivalin më prestigjioz të muzikës moderne shqiptare, “Kënga Magjike”, live nga Pallati i Kongreseve.
“Stop” një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj që prej vitit 2015 në Tv Klan. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetareve, të cilët kërkojnë zgjidhje për hallet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse.
Rudina Magjistari vjen çdo ditë nga e hëna në të shtunë, në orën 17:00 në Tv Klan, me programin popullor të pasdites “Rudina”. Të ftuar specialë nga fusha të ndryshme të veprimtarisë shoqërore rrëfejnë çdo pasdite në Tv Klan momente të veçanta nga jeta e tyre private, profesionale ose artistike. Rudina Magjistari iu ribashkua profesionistëve të Klan në vitin 2010 me programin e saj të përditshëm “Takimi i Pasdites” (5 edicione) dhe që nga viti 2016 me emisionin “Rudina”.
Vera Grabocka, miti i regjisë televizive, së bashku me prezantuesen e mirënjohur Alketa Vejsiu kanë sjellë nëpërmjet Tv Klan “Në kurthin e Piter Pan“, “Dance with me”, “Your Face Sounds Familiar”, “X Factor Albania”.
“Love Island Albania”, reality dating show nga ITV, tashmë edhe në Shqipëri, si një prodhim i Tv Klan me edicionin e tij të parë në 2023, nën drejtimin e Luana Vjollca, autorësi nga Albert Dumani dhe regjisore Edlira Baholli. Formati i dashurisë së vërtetë, ku beqarët më “hot” shqiptarë bashkëjetojnë në një vilë luksoze në kërkim të shpirtit binjak dhe për të fituar çmimin e madh në para.
Dielli lind ndryshe në Tv Klan, në 7 pa 1 minutë! Të lodhur apo të palodhur nga gjumi i natës, nga e djeshmja me halle e strese, “Aldo Morning Show”, ju fton të zgjohemi me buzëqeshje, me qeshje, me nënqeshje, dhe më kryesorja… me një adrenalinë të paparë për ta nisur mbarë ditën. Çdo ditë 06:59-09.00 me Aldon.
“Histori Shqiptare” Reportazh nga Alma Cupi, çdo të diel në orën 12:20. Histori për njerëzit që punojnë, kontribuojnë për komunitetin, ngrenë biznese, ruajnë traditën, kulturën, si dhe ndihmojnë në zhvillimin e turizmit. Historitë vijnë nëpërmjet xhirimeve në terren, duke treguar në detaje gjithë punën e njerëzve, duke i bërë model për të gjithë ata që ndjekin këtë emision.
“Check-In” Cikël dokumentarësh nga Albana Nanaj. Udhëtime të veçanta dhe mbresëlënëse… Një guidë e plotë e destinacioneve më të bukura në botë! Udhëtim, kulinari, vende të veçanta historiko-kulturore, shopping, jetë nate…
“Jo Vetëm Modë” Një program lifestyle & entertainment nga Orinda Huta, çdo të shtune, ora 13:20. Mënyra e të jetuarit në të gjithë spektrin dhe promovimi i çdo elementi të bukur që plotëson përditshmërinë. Mode, art, kulturë, showbiz, traditë, arkitekture, shtëpi, etj. Këshillat për një mënyrë jetesë të bukur janë gjithnjë të domosdoshme…
“Shije Shtëpie” Nga e hëna në të shtunë, live, nga ora 09:05-11:00, me Katerina Trungun & Znj.Vjollca. Një emision edukues, informues, argëtues. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi te gjitha ekonomike të Zj.Vjollca u tregon dhe mëson amvisave të çdo moshe si të gatuajnë receta të shijshme për të mbushur tavolinat e familjeve të tyre. Çdo ditë me Katerina Trungun informojmë publikun ndërmjet rubrikave dhe të ftuarve, me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga te gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes.
Historiku
Televizioni Klan nis transmetimin më datë 25 Tetor 1997, me një programacion vetëm më filma.
“France ‘98” ka qenë emisioni i parë i Televizioni Klan, një program sportiv për Kampionatin Botëror nga Pandi Laço, Bledar Laço dhe Agron Llakaj.
“Opinion” nga Blendi Fevziu, emisioni më i ndjekur politik në ekranet shqiptare, nis transmetimin e tij nën logon e Televizioni Klan, në Tetor 1998, i cili vazhdon të transmetohet dhe sot në këtë ekran.
Në Shkurt të vitit 1999, selia e shoqërisë ndryshon dhe transferohet në Rrugën “Dervish Hima” Nr. 1, me ambiente të mëdha, kushte moderne pune, rritje të numrit të personelit, gjë e cila ndikon edhe në rritjen e cilësisë së produktit për publikun.
Marrja e godinës “Sallë e Lojërave” ishte dhe një ndër investimet më të mëdha të Klan, sepse ajo godinë e marrë në një gjendje thuajse e rrënuar, u shndërrua në një nga studiot televizive më të mëdha të vendit, në të cilën u zhvilluan programe dhe spektakle të prodhuara 100% nga Televizioni Klan, ose bashkë-produksione.
Në vitin 1999, Televizioni Klan blen Studion Lëvizëse Nr. 1, e cila ka shërbyer për transmetimet direkte të evenimenteve të ndryshme që janë zhvilluar jashtë ambienteve të Televizionit Klan.
Transmetimi i parë live i kësaj studio ka qenë spektakli rinor “Duel”, direkt nga ish-teatri “Rubairat”, programi i parë rinor i cili testonte dhe afirmonte njohuritë dhe talentin e gjimnazistëve të kryeqytetit në këngë, aktrim, modelim dhe njohuri të përgjithshme. “Duel” formati i parë Quiz në Shqipëri, një program nga Albert Dumani dhe Fatos Risto, me regji nga Artur Bejzade.
Në verën e vitit 2000, Televizioni Klan, me anë të Studios Lëvizese Nr.1, ishte televizioni i parë privat (pas TVSH-së) që transmeton live nga një ambient i jashtëm, spektaklin “Netë Vere”. Një program ideuar dhe moderuar nga Albert Dumani dhe Fatos Risto, me regji nga Artur Bejzade, direkt nga kompleksi i pishinave “Akuadrom”, i cili u bë programi hit i verës për katër vite rresht (2000-2003).
Në Nëntor të 2000, Televizioni Klan nis prodhimin dhe transmetimin e spektaklit “Porta e Fatit”, lotaria kombëtare, e cila vinte përpara publikut me elemente spektakli. Kjo lotari u përfshi në spektaklin më të madh për këngën popullore e qytetare “Maratona e Këngës Popullore e Qytetare”, i prezantuar nga Rudina Magjistari dhe regjisor Bledar Laço. Ky program nisi transmetimin më 20 Nfooteriëntor 2000-21 Prill 2001. Me shifrat rekord në shikueshmëri dhe interesimin e publikut, Televizioni Klan prodhon një seri të dytë të “Maratona e Këngës Popullore e Qytetare II”. Kësaj here si një tablo më e madhe e këngëve, kulturës, traditave dhe folkut të të gjitha trevave shqiptare, duke përfshirë edhe Kosovën. Skenografia madhështore u ideua nga skenografi i njohur, Bashkim Zahaj. Spektakli u zhvillua në Studion Nr.2 të Televizionit Klan, më e madhja në Shqipëri.
Më 31 Dhjetor 2001, Televizioni Klan inauguron Teatrin Televiziv, i pari në Shqipëri në rrjetin e televizioneve dhe më i madhi në Ballkan, mikpritës i spektakleve gjigande, si “Porta e Fatit”, “Gjeniu i Vogël”, “Akademia e Yjeve”, “Këngët e Shekullit“, “Kutia e Fundit” dhe “Tek Blloku”, “Taksi e Rezervuar”, “Maratona e Këngës Popullore e Qytetare”, “Kombinat Show”, “Me Shumë Dashuri“, “Zonë e Lirë”, etj.
Në verën e vitit 2007, selia dhe studiot e Televizionit Klan zhvendosen në ambientet e mëdha të ish-Kinostudios, “Shqipëria e Re”, duke ndërtuar 4 studio gjigande për superprodhime televizive. Studiot e reja mirëpresin formatet e reja të programeve, “Gjeniu i Vogël”, “Njerëz të Humbur”, “E Diela Shqiptare”, “Opinion”, “Takimi i Pasdites”, “Histori me Zhurmues”, etj.
Televizioni Klan është i vetmi televizion në Shqipëri që ka në pronësi një teatër televiziv, i pari në Shqipëri në rrjetin e televizioneve dhe më i madhi në Ballkan, mikpritës i spektakleve gjigande, si “Gjeniu i Vogël”, “Akademia e Yjeve”, “Këngët e Shekullit”, “Kutia e Fundit”, “100 Vjet Muzikë”, “X Factor Albania”, “Your Face Sounds Familiar”, “Dance With Me”, “Kënga ime”, “Xing me Ermalin”, “Love Island Albania”, etj.
Në pranverën e 2012, Televizioni Klan nis transmetimet në formatin HD (High Definition), si i vetmi televizion në Ballkan që transmeton 100 % të programeve të tij në standardin më të lartë të transmetimit televiziv në botë.
Programet e huaja të blera me të drejta transmetimi nga Televizioni Klan
Dramë, eros, humor, aksion, romancë dhe adrenalinë përjeton publiku, duke ndjekur Klan. Prodhimet më të suksesshme ndërkombëtare, serialet dhe filmat më të pëlqyer.
Televizioni Klan ishte televizioni i parë privat në Shqipëri, që “luftoi” dhe zbatoi Ligjin për të Drejtën e Autorit në transmetimet e tij. Çdo sekondë e ekranit tonë është e blerë në zbatim të ligjit në fuqi, për të drejtën e autorit.
Serialet dhe telenovelat, në vazhdën e programeve të blera, Televizioni Klan ka lidhur kontrata me të gjitha kompanitë më prestigjioze si “Walt Disney”, “CBC Paramount”, “Warner Bros.”, “Fox Intl”, “GloboTv”, “Raitrade”, “Mediatrade” etj, duke ofruar për publikun seriale, filma kinematografikë dhe telenovela me vlerësime (ratings) të konsiderueshëm në televizionet e huaja ku janë shfaqur.
Përmendim këtu disa tituj hit si: “Oktapodi”, “Magjia”, “Saint Tropez”, “Ezel”, “Alias”, “Grey’s Anatomy”, “According to Jim”, “Gymysh”, “Skllavja Izaura”, “E preferuara”, “Paso Adelante”, “Bachelor” “CSI.NY”, “Dr. House”, “SexAnd The City”, “Californication”, “House of Cards“, “Blacklist”, “Narcos”. Sikurse dhe serialet më të mira prodhime turke, me rekorde shikueshmërie, si “Menekshe dhe Halili”, “Shamikuqja”, “Shtëpiake të Dëshpëruara”, “Ezel”, “Jetë e Hidhur”, “Kuzey Guney”, “Dashuri e Ndaluar”, “Ertugrul”, “Diamante dhe Dashuri”, “Fate të Kryqëzuara”, “Kurti dhe Sura”, “Një Pjesë e Imja”, “Sulltanesha Kosem”, “Sulejmani i madhërishëm”, “Doktori i mrekullive”, “I pabesë”, “Sekrete familjare”, “Kuzgun”, “Osmani”, “Çapkeni i pasur”, “Tokë e hidhur”, e dhjetëra të tjerë.
Gjithmonë kemi zgjedhur dhe do të përzgjedhim prodhimet më të mira ndërkombëtare, me kënaqësinë që sukseset e huaja, të jenë në Shqip edhe për publikun shqiptar, nën logon e Klan.