Gjermania është kampionia e re e Europës, pas 12 vjetësh trofeu kthehet sërish në Berlin, por cila ishte rruga e Gjermanisë deri në finale. Në ndeshjet në grupe Gjermani e pari përballjen e parë me Poloninë. Dy golat e Podolskit sollën fitoren e parë që prej 1996, por ekipi Low nuk habiti. Në të dytën kundër Kroacisë të gjithë u trembën, pasi Gjermania humbi 2-1.
Një fitore e vështirë erdhi kundër Austrisë, vetëm një gol, por që mjaftoi për kalimin në çerekfinale. Në këtë fazë gjërat ndryshuan dhe ndeshja e madhe ishte kundër Portugalisë. Me paraqitjen e skuadrës së Scolarit të gjithë menduan se Gjermania edhe mund të skualifikohej, fitorja 3-2 i dedikohet strategjisë së përdorur nga Low me dy mesfushorë mbrojtës si … dhe …
Por ndeshja më emocionuese e Gjermanisë dhe që mund të quhet më e bukura e Europianit ishte ajo e gjysmëfinales kundër turqve. Deri në këtë fazë skuadra e Fatih Terim ishte kualifikuar duke shënuar në minutat e fundit të ndeshjes falë shpirtit të dhënë në fushë.
Turqit luajtën më shumë dëshirë dhe në gjysmëfinale, por nervat e ftohtë të gjermanëve dhe forca mendore i bëri ata të shfrytëzonin çdo shans të 90 minutshit, për të shkuar më pas në finale për të 60-ën herë./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe