Me propozim të Entit Kombëtar të Banesave, Këshilli i Ministrave ka miratuar kostot e reja për ndërtim për banesat sociale. Pas një studimi të bërë vitin e kaluar, ku nuk është përfshirë blerja e truallit, rrjeti dhe studimi inxhinierik, projekti i zbatimit, leja e ndërtimit, por vetëm vlera e bazës materiale të përdorur për ndërtim, janë bërë publike dhe çmimet e reja.

Gjinovefa Kraja: “Ndryshimet në rritjen e kostos mesatare kanë ardhur si rezultat i tipit të banesave të përdorura në fakt nga enti kombëtar i banesave, pra janë përllogaritur ato banesa që efektivisht janë zbatuar nga Entit Kombëtar i Banesave.”

Kostoja mesatare më e lartë për ndërtimin e banesave në ndryshim nga firmat private të ndërtimit e kanë qytetet e Tropojës dhe Dibrës ndërsa vlerën më të ulë të ndërtimit për metër katror e kanë banesat në qytetin e Elbasanit.

Gjinovefa Kraja: “Në Tiranë kostoja mesatare është 33 mijë e 174 lekë për metër katror sipërfaqe shfrytëzimi dhe 27 mijë e 439 lekë për metër katror sipërfaqe ndërtimi. Koston më të lartë për efekt edhe të transportit, vështirësive të transportit e ka Tropoja, lekë për metër katrorë sipërfaqje shfrytëzimi 35 mijë e 872 lekë dhe lekë metër katrorë sipërfaqe ndërtimi 29 mijë e 679 lekë.”

Kjo është një tabelë me kosto e ndërtimit për banesat sociale për qytetet kryesore të vendit. Ndërkohë sa i përket tregut imobiliar, çmimet për metër katror të banesave në kryeqytet janë më të lartat me 81. 875 lekë për metër katror duke u pasuar nga Durrësi me 70.586 lekë për metër katror, ndërsa zonat më të shtrenjta për kryeqytetin për sa i përket vlerës së apartamenteve, janë zona e ish-Bllokut dhe pallatet Agimi.

Vlera mesatare e shitjes së apartamenteve në këto zona shkon 175 mijë lekë për metër katrorë./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka

Operator: Klodian Keçi