Të ftuar:
Rezarta Skifteri: Stiliste
Valbona Lasku: Foodbloger
Endri Shabani: Kryetar i nismës “Thurje”
Olesia Leço: Eksperte e Bon Ton
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Dredhanik me arra
400 gr peta bakllavaje
300 gr arra
200 gr gjalp
-Shërbeti
700 gr sheqer
500 ml ujë
2 feta limon
Vendosim në tavolinen e punës një petë të hollë e spërkasim atë me gjalp duke e lyer me furcë. Shpërndajmë pak arra dhe me ndihmën e një petesi mbledhim peten role. Lyejmë dhe një petë tjeter dhe e rrotullojmë role përsëri duke mos larguar peten nga peta e parë. Kur të jenë mbështjellë të dy petat e mbledhim peten duke e rrumbullakosur. Vendosim rolen në tepsinë e lyer me gjalp. Kështu vazhdojmë derisa tepsia të mbushet. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 160 gradë për 30 -40 minuta derisa dredhazi të zverdhet me ngjyrë të artë ( jo të errësohet). Ndërkohë që dredhesi piqet përgatisim shërbetin. Përziejmë sheqerin me ujin e ftohtë dhe e vendosim për ta zierë në temperaturën mesatare nga momenti i vlimit. E lëmë vetem 6-7minuta më pas limonin dhe fikim zjarrin. Pasi dredhasi ftohet në temperaturën e ambientit shtojmë sherbetin e ngrohtë e lëmë të ftohet 4 deri në 6 ore e më pas mund ta shërbejmë.
Vezët e Krishtlindjes
6-8 kokrra vezë ( të ziera 10 min)
100 gram krem djathi
Kripë + piper
Kopër për dekor
Kastravec për dekor
Ziejmë vezët për 10 minuta e më pas i vendosim në ujë të ftohtë i qerojmë dhe i presim në dy pjesë. Largojmë të verdhen e vezëve dhe vendosim një tas ku do të shtojmë krem djathi. Shum pak krip dhe piper të zi i përzjejmë mirë e më pas vendosim mbushjen në një xhep pastiçerie dhe mbushim hapsirat me të bardhen e vezeve. Presim kastravecin në feta shumë të hollë për së gjati dhe me ndihmen e stikadenti formojmë puren duke e palosur atë dhe e ngulim tek vezët. Dekorojmë pjatën me dy tre degë gjethe koper.
Besëtytnitë e Vitit të Ri/ A duhet t’u besojmë ritualeve fatsjellëse?
“Gjeta çmimin brenda dhuratës”, përgjigjja elegante e Olesia Leços për episodin e pakëndshëm
Dhuratat që shkëmbehen në fundvit janë një nga momentet më të bukura për të shprehur vlerësimin ndaj marrësit, pa marrë parasysh koston e saj. Ekspertja e Bon Ton, Olesia Leço tregon për programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan se ajo vetë u përkushtohet shumë dhuratave, përzgjedhjes dhe mbi të gjitha, nuk bën dhurata të shtrenjta pasi kjo vendos në siklet personin tjetër.
Por kur bëni dhurata, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm sepse ka disa pakujdesi të vogla që mund të përkthehen keq. Leço thotë se asaj i ka ndodhur që në dhuratën që ka marrë, ka gjetur çmimin brenda, por zgjodhi ta falenderonte me finesë dhuruesin.
Olesia Leço: Më ka ndodhur një gjë e tmerrshme që ka qenë edhe çmimi brenda.
Katerina Trungu: Uuu!
Olesia Leço: Kujdes me këtë detajin. Mund të jenë pakujdesi, por është për të treguar edhe vlerën sa kam shpenzuar, kështu që duhet të jeni shumë të kujdesshëm.
Ermelinda Ndoja: U detyrove t’ia ktheje edhe ti të njëjtën dhuratë, me të njëjtën vlerë?
Olesia Leço: U shkova se thashë të paktën njerëzit tek unë duhet të mendohen pak më shumë duke e ditur që unë jam e vëmendshme ndaj këtyre gjërave, por besoj që ka qenë një moment që i ka kaluar, nuk duhet të ndodhë.
Rezarta Skifteri: Një pyetje kam, a e more në telefon, i the për…
Olesia Leço: Jo, i thashë që ishte shumë e bukur dhe të falenderoj që je impenjuar dhe je shpenzuar për mua, kaq.
Katerina Trungu: U kuptua aty.
“Babagjyshi sekret” i Endri Shabanit: Kam ende kartolinën e Kristianit nga Norvegjia…
“Babagjyshi sekret” është një nga format më të bukura për të shpërndarë dhurata ndaj të njohurve, por edhe të panjohurve. Endri Shabani kujton në “Shije Shtëpie” në Tv Klan një dhuratë që e ka marrë kur ishte fëmijë. Një moshatar i tiji në Norvegji me të cilin nuk njihet, i quajtur Kristian e ka bërë dikur shumë të lumtur.
Endri Shabani: Unë mbaj mend kur kam qenë në fillore, për Vit të Ri na vijnë ndihma, pra fëmijët e vendeve më të pasura çonin dhurata për fëmijët e vendeve më të varfra se në atë kohë ishte Shqipëria dhe unë mora një qenush, ishte një kuti, ishte një qenush pelushi dhe një kartolinë nga një djalë që quhet Kristian. Ai ishte nga Norvegjia, e kishte bërë këtë dhuratën për një fëmijë të një vendi tjetër dhe unë e kam akoma atë.
Katerina Trungu: E ke ruajtur?
Endri Shabani: Kam një kartolinë nga një Kristian që ka qenë një moshatari im në Norvegji që kishte bërë këtë dhuratën e “Babagjyshit sekret” dhe është emocioni njerëzor që shkëmbejmë me njëri-tjetrin.
Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik