Po sikur të thoshim se blerja e një vile në një prej rezidencave më luksoze në vijën bregdetare, afër detit dhe natyrës do ju ofronte shansin për të pasur më shumë lekë në xhepat tuaj, tingëllon e pabesueshme, por ja që në fakt është e vërtetë.
“Me Çelësa në Derë” në Tv Klan këtë të shtunë na njeh me rezidencën San Pietro. Vilat moderne që në të njëjtën kohë ofrojnë dhe privatësi, në një ambient komod me qëllimin për t’u kthyer në një destinacion unik, do të ishte një nga investimet më të zgjuara që mund të bënit.
Një mundësi unike investimesh, San Pietro resort ofron paketat “time share”, duke ju lejuar që të ndani pronën me dy ose tre çifte të tjera dhe të shijoni avantazhet e qerasë sezonale. Ky model garanton fleksibilitet, ulje kostosh dhe kthime të larta financiare. Rreth kësaj më shumë detaje jep drejtoresha e shitjeve Ermira.
Orinda Huta: Unë nuk mjaftohem me kaq me këtë rezidencë, por dua të di dhe mënyrën e kthimit të investimit. Do të më tregosh dhe pak më tepër.
Ermira: Investimi i “Concord Investment” në San Pietro ka pasur një qëllim kryesor, për t’u kthyer në një destinacion unik, jo vetëm për të ndërtuar vila dhe apartamente apo hotele me 5 yje, por për ta kthyer në një “lifestyle” cilësor dhe komod për secilin që mund të banojë këtu. Është një nga zonat për të dhënë një qëllim të vetëm, jo vetëm një blerje e një vile buzë detit, por i një investimi. Kthimi i investimit është për një periudhë afatshkurtër, maksimumi për 10 vite me një (return investment) maksimalisht për 8% në vit. Për ta përkthyer në vlera konkrete ne garantojmë për një blerje të vilës individuale 70 deri në 90 mijë euro në vit.
Orinda Huta. Po unë si blerës e përdor ndonjëherë vilën?
Ermira: Po patjetër që ti mund ta shfrytëzosh kohën tënde.
Orinda Huta: Pra në të njëjtën kohë ti merr një shtëpi, bën dhe biznes, përfiton dhe të pushosh si duhet.
Ermira: Ato janë të hipotekuara dhe financohet 100% me kredi bankare, nëpërmjet qiradhënies likuidohet dhe kësti mujor që të cakton vetë banka./tvklan.al