Po sikur të themi se brenda kompleksit rezidencial ku do të blinit shtëpinë e ëndrrave do të kishit dhe një hotel me 5 yje i cili ju ofron gjithçka keni nevojë. Epo kjo ndodh vetëm në “VM resort”.

Përveç kësja, kompania e rezidencës luksoze u jep mundësinë e artë për të qenë “biznesmenë” gjithë klientëve të saj. Ata do të kenë mundësinë që apartamentin e tyre ta lëshojnë me qira, administrimi i të cilës do të ofrohet nga kompania. Për emisionin “Me Çelësa në Derë” në televizionin Klan, menaxheri i shitjeve Agron Murrizi informon më tej publikun rreth shërbimeve që ofron “VM resort”.

“Hoteli dhe restoranti do të jenë një, për të gjithë ata që do të investojnë për të blerë apartament mund ta fusin në programin e hotelit për ta dhënë me qira. Për të nxjerrë dhe fitime, ta shohin si një biznes. Gjithë rezidenca do të funksionojë sikur është një rezidencë hotelerie, por ku do të jetë administrimi i kompanisë sonë”, tha ai.

Përveç apartamente të tipologjive të ndryshme, gjelbërimit dhe shumë shërbimeve të tjera, në “VM resort” do të keni dhe një “Aqua Park” gjigant.

“Miqtë e kompanisë sonë na kanë thënë që pse nuk e keni shfrytëzuar gjithë atë tokë për të bërë ndërtime, për të marrë më shumë të ardhura. Por një pjesë mjaft të konsiderueshme të tokave e kemi përdoru për argëtime, për këtë projekt që është ‘Aqua Park’. Aqua Parku dhe hoteli do të jenë në funksion për klientët që në këtë sezon, pra në sezonin 2025. Ndërsa objektet e banimit do të jenë në funksion për banorët apo klientët që kanë investuar në rezidencën tonë, në sezonin e verës 2026. Rezidentët e “VM” ka një listë tjetër çmimi nga ata që vijnë jashtë, do të kenë 10% zbritje. Pastaj mund ta shfrytëzojnë dhe ata pronarë të cilët duan që ta japin me qira apartamentin e tyre. Mund ta japin si shërbim”, shtoi më tej menaxheri i shitjeve, Agron Murrizi.

Shitjet e apartamente kanë filluar, teksa Agron Murrizi thotë se nuk ka munguar as interesi i turistëve të huaj, të cilët dëshirojnë që të kenë shtëpinë e tyre në zonën bregdetare./tvklan.al